Flash

Basha kundër Berishës, apo një lojë kukamshefti mes tyre?

Lapsi.al 25 September 2018
Basha kundër Berishës, apo një lojë kukamshefti mes tyre?

Mund të numërohen me gishtat e dorës, rastet kur publikisht,- pavarësisht pa kënaqësive që ruajnë në heshtje kundrejt njëri tjetrit-, Lulzim Basha dhe Sali Berisha janë shfaqur me qëndrime radikalisht të kundërta. Një nga herët e fundit që mbahet mend është ai gjatë kohës së çadrës, kur lideri de fakto këmbëngulte për bojkotin e zgjedhjeve dhe lideri historik e kundërshtonte atë.

Tani duket se të dy kanë bërë një rokadë në qëndrime. Të hënën në mbrëmje, i ftuar në "Open" Basha deklaroi me gojën plot se PD: “Do hyjë dhe do të fitojë në zgjedhjet lokale. Detyra jonë është që  t’i japë fund grushtit të shtetit që qeveris sot” konfirmoi ai.

Kreu i PD-së duket se ka hedhur edhe hapa konkretë në këtë drejtim. Ai ka shpallur së fundi zgjerimin e koalicionit opozitar me PDIU duke dëshmuar se është i obsesionuar që të bëjë numrat për të mundur PS-në. Ky veprim u shoqërua edhe me një jehonë ne mediat pranë opozitës, që bënin llogaritë se bashkë me LSI-në dhe PDIU-në, koalicioni i djathtë bëhej shumicë në mjaft bashki të vendit.

Pra sipas këtij versioni fitorja nuk është një "mollë e ndaluar", nga lidhjet e qeverisë me krimin oligarkët dhe ndihmën që i japin këtij koalicioni mediat e rregjimit.

Por, krejt ndryshe ka folur Sali Berisha 10 ditë më parë. Në rikthimin e tij pas 5 vitesh në "Opinion", ish kryeministri deklaroi se fitorja në zgjedhje kundër Ramës është një mision i pamundur, pasi ai ka në dorë të gjitha mjetet për ti manipuluar ato. Pikërisht për këtë arsye Berisha bëri thirrje për një kryengritje popullore.

Po të shikosh me imtësi edhe analiza e Bashës edhe ajo e Berishës ngjajnë si dy pika uji. Ata ndahen vetëm në konkluzionin se si do të ndryshohet situata: me rrugë radikale sipas versionit të liderit historik, apo në marrëveshje me Ramën përmes votimeve të projektligjeve për vettingun e politikanëve, të pengimit të koncesioneve për oligarkët apo të "bindjes" së Ramës për të shembur themelet mbi të cilat ka ngritur pushtetin e tij.

Ngado që ta marrësh, qasja e Bashës që shpreson se do të përmirsojë "Rilindjen" në rastin më të mirë është naive dhe në rastin më të keq vërtetimi i gjithë akuzave që i bëjnë kundërshtarët e tij brenda partisë.

Këto dyshime rrëzohen vetëm në rastin nëse ish kreu i PD dhe pasardhësi i paracaktuar prej tij i kanë ndarë me mirëkuptim rrolet: Berisha duhet të bëjë radikalin dhe Basha eksploruesin e të gjitha mundësive, deri sa të vijë tek zgjidhja finale.   

©Lapsi.al

Të këshilluara

Profil/ Nderi i humbur i Arta Markut

Ajo që po ndodh në Prokurorinë e Përgjithshme nuk është asgjë më shumë sesa fundi qesharak, i një paralajmërimi që ishte bërë në mënyre tragjike. Kur në vjeshtë...

17:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI