Flash

Xhafaj sulmon sërish Tahirin: Kanabisi mori përmasa të rënda në vitin 2016

Lapsi.al 24 September 2018
Xhafaj sulmon sërish Tahirin: Kanabisi mori përmasa të rënda

Xhafaj pohoi në emisionin 'Real Stor'y se Lazarati ka qënë piknisja e fuqizimit të grupeve të rëndësishme kriminale në vend. Por ai pranoi se viti 2016 ishte i errët për Policinë e Shtetit duke iu referuar cështjes së kultivimit të kanabisit. Në këtë mënyrë Xhafaj sulmoi edhe njëherë paraardhësin e tij në Ministrinë e Brendshme, Saimir Tahiri.

“Është e vërtete që ky fenomen pati përmasa të rënda në 2016 dhe ndikim negative të policisë ama është po kaq e vërtete që policia nuk guxonte të hynte në Lazarat para vitit 2013. Madje para këtij viti nuk ka qënë vetëm Lazarati por edhe Dukagjini ku kanë qënë edhe grupi i “Bajrajve” apo zona të tjera si Lumi I Vlorës, Malësia e Krujës etj.”

Xhafaj shtoi se 900 tonë kanabis kanë dalë nga vendi nga 2009 deri në 2013 .

“Fillesat e mbjelljes se kanabisit me bekim shtetëror nisën në 2008 kur u godit helikopteri I ushtrisë. Unë kam pranuar kanabisin si fenomen negative dhe të shtuar në 2016 por ama nuk pranoj që nuk paska pasur kanabis më përpara, përkundrazi. Madje nëse doni mendimin tim unë mund të them që Lazarati shërbeu për të fuqizuar së tepërmi grupet kriminale në vend”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI