Flash

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Xhafaj: “Bajrët” grup i dhunshëm me mbështetje politike dhe influencë në polici

Lapsi.al 24 September 2018
Xhafaj: “Bajrët” grup i dhunshëm me mbështetje

Grupi kriminal “Bajri” i cili u shkatërrua se fundmi nga policia e shtetit, ka pasur influencë të rëndësishme politike, por edhe në policinë e Shkodrës. Deklarata u be nga ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ne studion e Sokol Ballës në Vizion Plus.

“Ky grup ka pasur influence shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici. Në kohët e fundit ne kemi punuar shumë që t’ia heqim këtë influencë. Gjej rastin të përshëndes prokurorët e kësaj çështjeje për kurajën sepse kanë qenë mes dy zjarresh. Nga njëra anë për presionin që kanë nga këto grupe dhe së dyti edhe nga sulmet e opozitës. Është anormale që në momentin që në kryesojmë nje operacion për të goditur krimin, mesazhi I parë I shkojnë njerëzve me influence ne politike. Na janë dashur orë të tëra përgjimesh dhe hetimesh për të siguruar prova të mjaftueshme për këtë grup. Duhet të ishim të kujdesshëm në këtë drejtim prandaj e zgjatëm punën për këtë grup në 6 muaj” – tha Xhafaj.

Xhafaj renditi tipologjinë e këtij grupi të cilin e konsideroi ndër 6-7 më të rrezikshmit në vend dhe shumë të dhunshëm dhe agresiv sidomos me rivalët e tij.

“Kur flasim për grupe duhet të dimë që për policinë dhe prokurorinë që merren me hetimin e tyre nuk është punë e lehtë pasi është proces i vështirë, gjurmimesh e ndjekjesh. Në rastin konkret, grupi “Bajri”, ka së paku që 6 muaj që është nën proces intesiv ndjekjeje nga task forca e policisë së shtetit sepse është një nga ato grupe që është të listuara tek forca e ligjit për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore. Konkretisht nga muaji shkurt nga nisur hetimet ndaj këtij grupi dhe mbledhjen e provave.

Është një ndër grupet që operojnë në Shkodër, një ndër 6-7 grupet më të rrezikshme në shkallë vendi dhe ndër më të fortët në veri. Është një grup i mirëstruktuar kriminal me bazë lidhje të forta familjare e krahinore. Ka shtrirje ndër vite që nga 1996-1997, dhe vit pas viti anëtarët kanë ushtruar veprimtari të rregullt kriminale në Shkodër dhe jashtë këtij qyteti.

Një karakteristike tjetër është lidhja me grupet e tjera kriminale që janë grupe të rëndësishme të cilat po hetohen nga task forca jonë në Elbasan dhe një qytet tjetër. Shtrirja e aktivitetit të grupit ose kupola e saj në Holande dhe Belgjikë. Është një grup shumë i dhunshëm, përdor dhunën ekstreme ndaj rivaleve dhe viktimave. Akuzohet për disa vepra penale, trafik droge, qeniesh njerëzore, vrasje, përdhunime dhe vënie eksplozivi. Të gjitha këto e përcaktojnë këtë grup, me rrezikshmëri të lartë shoqërore” – tha Xhafaj.

Xhafaj tha se jane 9 grupe kriminale te goditura ne vitin e fundit. Me konkretisht ne qytetin e Fierit ai shtoi se nga 4 grupe te evidenuara nga task forca operacionale, deri tani janë shkatërruar dy grupe. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI