Flash

Vendin e parë në Itunes e "rrëmben" Rita Ora (Foto)

Lapsi.al 24 September 2018
Vendin e parë në Itunes e "rrëmben" Rita Ora (Foto)

Rita Ora është gati të shënojë një prej sukseseve të saj më të mëdha këtë vit.

Ora ka konfirmuar se më 23 nëntor do të nxjerrë në shitje albumin e saj të dytë “Phoenix”, brenda të cilit do të sjellë shumë këngë të reja.

Njëra ndër këngët e albumit me titull “Let you love me” është publikuar vetëm pak ditë më parë edhe me klip dhe është pritur shumë mirë nga publiku.

Albumi “Phoenix” është ende i pa publikuar komplet, por tashmë dihet se pjesë e tij do të jenë këngët e njohura të këngëtares si “Anywhere”, “Lonely Together” (feat. Avicii) dhe “Your Song”.

Dhe ende pa u publikuar i plotë, ky album ka ngjallur interesim nga fansat, dhe si i tillë renditet i pari në listën e albumeve ende të pa lansuara në tregun botëror online, iTunes.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet këngëtarja, e cila është shprehur e lumtur për këtë sukses.

Ajo ka publikuar një fotografi për fansat në InstaStory, duke treguar suksesin që tashmë “Phoenix” ka arritur të shënojë si një album premtues.

Është përfolur se brenda këtij albumi do të jetë edhe një duet gjigant me reperin me famë botërore, Eminem, megjithatë Rita ka thënë se nuk do ta zbulojë deri në datën e publikimit të albumit.

Të këshilluara

Ndërron jetë aktori amerikan, Al Matthews

Aktori dhe këngëtari amerikan, Al Matthews, i cili pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Britani është gjetur i pajetë në shtëpinë ku jetonte së fundmi në ...

14:34

Demi shfaqet në publik pas mbidozës

Në korrik të këtij viti këngëtarja Demi Lovato kaloi situatën më të vështirë të jetës së saj. Për shkak të mbidozës këngëtarja kaloi një kohë të gjatë në spital...

14:13

Selena Gomez dhuron rrobat për fansat

Selena Gomez njihet për bamirësitë që bën dhe sidomos kohët e fundit. Fillimisht këngëtarja rrëfeu se ishte vullnetare në një organizatë jofitimprurëse kundër t...

12:36

Vajza e Kim K i futet modelingut

Vajza e Kim Kardashian, North West duket se po ndjek rrugën e tezes së saj, Kendall Jenner. 5-vjeçarja bëri debutimin e saj në pasarelë në spektaklin ‘L.O.L Sur...

11:47

Rita Ora,në lidhje me këngëtarin amerikan

Para disa kohësh në media është aluduar për një lidhje të mundshme mes këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Chris Brown. Në atë kohë dyshja zgjodhi...

11:15

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI