Flash

Trump: Shumë shpejt një tjetër samit me Kim Jong-Un

Lapsi.al 24 September 2018
Trump: Shumë shpejt një tjetër samit me Kim Jong-Un

Donald Trump thotë se po pret të mbajë samitin e dytë me Korenë e Veriut shumë shpejt.

Presidenti amerikan nuk dha hollësira për vendin dhe datën e saktë të takimit të mundshëm.

Samiti i dytë me Kim do të zhvillohet në një të ardhme të afërt, tha Trump të hënën pas një takimi në OKB mbi ‘Thirrjen Globale për Veprim për Problemin Botëror të Drogës’.

“Marrëdhëniet janë shumë të mira me Korenë e Veriut … Duket sikur do të kemi një samit të dytë shumë shpejt. Ashtu siç e dini, Kim Jong-un shkroi një letër, një letër të bukur, duke kërkuar një takim të dytë dhe ne do ta realizojmë,” - tha Trump.

Presidenti amerikan dhe Kim Jong Un zhvilluan takimin e parë në Singapor më 12 qershor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI