Flash

Topi i Artë/ Këto janë çmimet e shtuara, nga ky vit, në mbrëmjen gala

Lapsi.al 24 September 2018
Topi i Artë/ Këto janë çmimet e shtuara, nga ky vit,

Takimi me Topin e Artë është i rezervuar për në 3 dhjetor, por disa të reja janë konfirmuar që tani. Do të rriten cmimet e dorëzuara në mbrëmjen gala: një cmim për futbollisten më të mirë e një për lojtarin më të mirë Under 21. Topi i Artë rinovohet dhe pas dy muajsh e gjysmë do të mësojmë se cili është fituesi i edicionit të 63, por një gjë është e sigurtë që ecuria në Botëror do të ketë influencë.

Dy do të jenë cmimet e rinj që do të dorëzohen këtë vit në mbrëmjen gala: një Topi i Artë për femra e Kopa Trophy për lojtarin më të mirë të ri. Lajmin e ka bërë të ditur France Football, organizator i trofeut. Finalistët për këto tre cmime do të zbulohen të hënën në 8 tetor.

Futbollistja më e mirë e vitit do të zgjidhet në bazë të votave të gazetarëve, ashtu si për meshkujt.

Fituesi i Trofeut Kopa do të përcaktohet nga 33 fituesit e Topit të Artë që jetojnë ende "mes të cilëve Denis Law, Franz Beckenbauer, Michel Platini, Jean-Pierre Papin, Marco Van Basten, Zinedine Zidane, Messi e Cristiano Ronaldo". Francezi Kylian Mbappé, shënues në finalen e kupës së Botës vetëm 19 vjec, duket favoriti i madh për këtë cmim ndërkombëtar.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI