Flash

The Best, në Kroaci e dinë fituesin....e tallen me Ronaldon

Lapsi.al 24 September 2018
The Best, në Kroaci e dinë fituesin....e tallen me Ronaldon
Mbrëmje tjetër gala, të tjera polemika? E vështirë, madje krejt e pamundur t'i bësh të gjithë në një mendje kur dorëzohet një cmim. U pa në dorëzimin e cmimeve të UEFA, kur fitorja e Luka Modric i ka bërë të lumtur disa, e disa të tjerë jo. Objektiviteti i gjykimit në fund të fundit është personal. Vetëm se tani situata përsëritet, sepse të tre futbollistët që do të konkurojnë për cmimin The Best, që këtë herë jepet nga FIFA, janë të njëjtët me ata të listës në Zyrih. Edhe këtë herë ka një favorit. Luka Modric synon të bëjë bis, duke kaluar përsëri Cristiano Ronaldo e Momo Salah. E nëse për cmimin UEFA mund të kishtë dyshime, në këtë rast vështirë se mund të fitojë një nga dy të tjerët. Arsyeja është se përvec sezonit me klubin është për tu marrë në konsideratë edhe Botërori, ku Kroacia arriti në finale, ndryshe nga Portugalia (jashtë në 1/8 kundër Uruguay) e Egjipti (që u ndal në fazën e grupeve pavarësisht një grupi jo shumë të komplikuar). Gjithcka të con drejt kurorëzimit të mesfushorit të Real Madrid, që pastaj do të hedhë sytë nga Topi i Artë. Duket kaq e sigurtë sa edhe sondazhet në rrjetet sociale nuk bëhen kush do fitojë, por…kush do renditet i dyti! Kjo është gjetja ironike e shfaqur në profilin zyrtar Tëitter të Federatës kroate, që në ditën kur vendoset fituesi kanë bërë thirrje për votim. E teksti i sondazhit është një tallje e vërtetë. “Kush meriton të arrijë i dyti për cmimin The Best?”. Si për të bërë të qartë se shkalla më e lartë e podiumit është e dorëzuar…

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI