Flash

"Sekuestrim pasurive të personave publikë" Basha prezanton platformën e opozitës kundër korrupsionit

Lapsi.al 24 September 2018
"Sekuestrim pasurive të personave publikë" Basha prezanton

Partia Demokratike prezantoi sot në një aktivitet platformën e propozimit për një veting në politikë. Kreu i demokratëve, Lulzim Basha duke folur para demokratëve, ku ishin të ftuar edhe grupe qytetarësh nga disa zona të vendit, tha se vetingu në politikë nuk është asgjë më shumë se vetingu për gjykatësit, prokurorët, policët dhe gardistët.

"Vetingu në politikë, nuk është asgjë më shumë dhe asgjë më pak se vetingu i gardistëve, i policëve, i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Largimi pra i politikanëve me lidhje me krimin e organizuar dhe që nuk justifikojnë pasurinë. Edi Rama e ka refuzuar me lloj lloj justifikimesh. Pak ditë më parë tha hapur që është kundër qëllimit të vetingut, ndonëse është po ai më Fatmir Xhafajn, Taulant Ballën dhe Jurgis Çyrbjen që ka votuar të njëjtat dispozita ligjore për gjyqtarët, prokurorët, policët dhe gardistët. Llogjika është e thjeshtë dhe e kuptueshme për çdo shqiptar: Ajo që vlen për policët e thjeshtë, ajo që vlen për gardistët, që synon të zbatohet për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk vlen për politikanët. Politikanët janë specialë, janë mbi ligjin. Natyrisht, kjo është e papranueshme. Ne jemi të vendosur ta ndjekim rrugën ligjore për të kaluar vetingun në politikë, si një rrugë kushtetuese rrugën që do ndërpresë mandatet e tyre të lidhur me krimin" tha Basha.

Gjatë aktivitetit, deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj prezantoi një amendim për ligjin Antimafia që të gjithë ata që përfitojnë në mënyrë korruptive paratë e taksapaguesve shqiptarë. Njesoj si në rastin e krimit të organizuar, atyre që janë bërë palë në këto afera të provojnë ligjshmërinë e pasurive të tyre dhe së dyti, pasuritë e tyre të verifikohen e sekuestrohen.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI