Flash

Projekti/ Zbulohen emrat e oligarkëve që Basha do t'u sekuestrojë pasuritë

Lapsi.al 24 September 2018
Projekti/ Zbulohen emrat e oligarkëve që Basha do t'u
Prej kohësh PD-së i është kërkuar të flasë me emra dhe sot ajo ka bërë një hap serioz në këtë drejtim. Në një tubim, ku ka shpalosur idetë e saj për "Çlirimin e ekonomisë nga oligarkët", PD ka hartuar edhe një listë se kë cilëson ajo si biznesmenët më të mëdhenj që kanë përfituar para publike nga Rama, duke i kushtuar xhepave të shqiptarëve plot 2,2 miliardë euro. Ata sipas PD janë:  Vilma Nushi – përfituese e koncesionit të Check-Up it (120 milionë euro); Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari – përfituesit e koncesionit të ndërtimit dhe mirëmbajtes së rrugës Milot- Morinë; Shkëlqim Demir Fusha – përfituesi kryesor nga Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar Klodian Zoto – përfitues i koncesioneve të ndërtimit dhe menaxhimit të inceneratorëve të Tiranës (128 milionë euro), Fierit (28 milionë euro) dhe Elbasanit (22 milionë euro);  Bashkim Ulaj – përfitues i koncesionit të ndërtimit të rrugës Tiranë- Thumanë- Vorë (225 milionë euro);  Idajet Ismailaj – përfituesi i ndërtimit të stadiumit kombëtar dhe kullës 24-katëshe;  Gentian Sula – përfitues i koncesionit të kontrollit të instrumenteve matës të karburantëve dhe gazit të lëngshëm; Arjan Leskaj – përfitues i ndërtimit të hekurudhës Fier- Ballsh- Vlorë  Edmond Bego – përfitues i lejeve minerare në Elbasan;  Rrok Gjoka – përfitues i ndërtimit dhe menaxhimit të Rrugës së Arbrit (268 milionë euro);  Ilir Rrapaj – përfitues i koncesionit të sterilizimit (77 milionë euro); Jani Karathano – përfitues i koncesionit të shërbimeve laboratorike (104 milionë euro);

PD flet me emra: Këtyre biznesmenëve do t’u sekuestrohet pasuria

Andi Bushati: Nuk luftohet Rama, pa goditur biznesmenët e tij

Por përpos listës së emrave që kanë përfituar sipas PD në mënyrë të parregullt nga PPP e Koncesionet dhe çmimeve se sa është fatura ekonomike e këtij dëmi, PD ka treguar edhe se ç'do të bëhet në të ardhmen për të sekuestruar pasurinë e vënë në mënyrë të paligjshme të këtyre oligarkëve. Ajo parashikon disa amendime në ligjin Anti Mafia që u lënë barrën e provës këtyre biznesmenëve të tregojnë se si i kanë bërë paratë. Në të kundërt ata do të përballen me sekuestrimin e pasurive. Megjithëse propozimi në letër duket serioz dhe një kërcënim real për ata pesë ose dhjetë "të pasur" që po bëjnë kërdinë në bashkëpunim me Ramën, Taulant Balla u shfaq në parlament duke bërë ironi me Bashën. "A ka shqiptar që e beson se Luli do të sekuestrojë pronat e oligarkëve, kur siç tregoi edhe emisioni "STOP", kompania e bashkëshortes dhe kunatit të tij paguhet për konsulencë nga të njëjtët oligarkë", pyeti ai? Dhe sipas teknologjisë tashmë të njohur, të gjitha mediat e mëdha u munduan automatikisht ta "balancojnë" nismën e opozitës duke i dhënë të njëjtën kohë në lajme batutës të Ballës. Por, propozimi i sotëm, me shifra, me emra dhe me një propozim konkret se ç'duhet bërë me pasuritë e oligarkëve shkon përtej këtij cic- mici që transmetojnë çdo ditë mediat tradicionale. Ajo e tejkalon edhe vetë Lulzim Bashën dhe faktin nëse është ai i aftë apo jo të sekuestrojë pasuritë e atyre që kanë financuar edhe PD-në dhe atë vetë. Nëse Basha nuk ka këllqe ta bëjë, këtë do të vijë koha ta kryejë dikush tjetër. E rëndësishme është se tema e ndëshkimit të oligarkëve që ndajnë paratë me Ramën, deri më tani tabu, po përfilitet gjithnjë e më shumë. Po ashtu edhe fakti se ata një ditë do të "paguajnë". Natyrisht që sot ne nuk kemi sigurinë se kjo do të ndodhë me ardhjen e Bashës në pushtet, por ne së paku kemi një listë që do t'i qëndrojë si gur në qafë opozitës së sotme. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Profil/ Nderi i humbur i Arta Markut

Ajo që po ndodh në Prokurorinë e Përgjithshme nuk është asgjë më shumë sesa fundi qesharak, i një paralajmërimi që ishte bërë në mënyre tragjike. Kur në vjeshtë...

17:17

Përplasja/ Thaçi me SHBA, Ramushi me Merkel

Në kuadër të zhvillimeve të fundit lidhur me marrëveshjen e mundshme Kosovë-Serbi, e cila përfshin shkëmbim të territoreve mes vendeve, liderët në Kosovë janë n...

18:48

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI