Flash

Meteorologët: Rënie 5 deri në 10 gradë celcius që prej ditës së nesërme

Lapsi.al 24 September 2018
Meteorologët: Rënie 5 deri në 10 gradë celcius që prej

Ditën e nesërme meteorologët parashikojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave nga 5 deri në 10 gradë celcius, nga zonat qëndrore në ato veriore të vendit.

‘Nga dita e martë e deri të premten parashikohet një mot i ftohtë dhe i kthjellët. Temperaturat do të kenë një rënie prej 4-5 gradësh mbrëmjen e së hënës. Në veri do të ketë një rënie më të theksuar temperaturash, nga 8-10 gradë' - thonë meterologët.

Temperaturat e ngrohta rikthehen sërish në fundjavë, por jo më për të shkuar në plazh. Zyrtarisht futemi në stinën e vjeshtës me kapriçot e veta të motit.

‘Nuk do të ketë më temperatura mbi 30 gradë celcius’, thonë meterologët për Tch.

Ndryshimi i motit nis që në orët e pasdites së vonë të së hënës, pasi fillon erë e fuqishme që do të vijojë edhe gjatë natës dhe në disa zona do të ketë edhe reshje shiu.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI