Flash

Mashtrimi me TVSH për 350 milion lekë të reja, arrestohet Elton Zoto në Tiranë

Lapsi.al 24 September 2018
Mashtrimi me TVSH për 350 milion lekë të reja, arrestohet Elton

Një nga të akuzuarit për krijimin e kompanive me NIPT të lëvizshëm, me qëllim përfitimin e TVSH-së, Elton Zoto është arrestuar në Tiranë. 36 vjeçari u kap nga policia pasi ishte shpallur në kërkim bashkë me disa persona të tjerë bashkëpuntorë të tij. Në njoftimin e policisë thuhet se Zoto së bashku me Gëzim Çelën, Flamur Zoton, Xhemal Kushovën, Ylber Mollën (të arrestuar më datë 21.09.2018 në kuadër të operacionit TVSH), "kishin krijuar një skemë mashtrimi duke krijuar 6 firma fiktive me nipte shëtitës, me seli në qytetin e Tiranës, me qëllim shmangien e pagesave të TVSH dhe tatimfitimin, duke i shkaktuar shtetit dëm në vlerë TVSH-je dhe tatimfitimi në vlerën e 350 milionë lekë të reja".

Akuzat me të cilat do të përballet 36 vjeçari janë “Fshehje të ardhurash”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Falsifikimi i vulave stampave dhe formularëve”.

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan

Disa minuta më parë në qytetin e Elbasanit janë dëgjura të shtëna me armë zjarri. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 në lagjen Fushë-Mbret dhe...

20:09

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI