Flash

Liverpool është për rekord, por Klopp mbetet modest: "Nuk jam një gjeni"

Lapsi.al 24 September 2018
Liverpool është për rekord, por Klopp mbetet modest: "Nuk

Liverpool po marshon në Premier Ligë në këtë fillim sezoni. Finalisti i Ligës së Kampionëve të fundit, Reds e janë përforcuar këtë verë dhe kanë nisur një fillim të përsosur të kampionatit, pasi nuk kanë humbur një pikë të vetme pas gjashtë javësh. Jürgen Klopp është krenar për punën e tij me Liverpulin dhe shpreson të fitojë titullin e parë të klubit që nga viti 2012.

"Ne jemi duke u rritur hap pas hapi, klubi, skuadra, gjithçka, le të shpresojmë se do të vazhdojmë kështu. Unë nuk jam gjeni, e dija peshën e klubit dhe të stadiumit, sepse e gjithë bota e njeh. Siguris është ndryshe tani, por skuadra ka ndryshuar dhe ne po fitojmë hap pas hapi. E kam thënë edhe tre vjet më parë, se do të kishim një atmosferë më të mirë në stadium dhe do të fitonim më shumë ndeshje në shtëpi, kështu që nuk është diçka e papritur. Njerëzit duhet ta prisnin këtë", tha Jürgen Klopp.

Trajneri i Liverpool dëshiron të fitojë tituj: "Ne duam të fitojmë trofe, por nuk e dimë kur do të ndodhë. Nuk kemi as idenë më të vogël se kur do të ndodhë, ndaj duhet të bëjmë më të mirën në këtë moment të jetës sonë deri sa kjo të bëhet realitet. Në aspektin e performancës, rezultateve, atmosferës jemi në momentin më të mirë".

Tekniku gjerman nuk i beson Bluve, kundërshtarit të radhës në Premier Leagu, për titullin: "Aktualisht Chelsea vjen në një dinamikë shumë të mirë. Nuk e kuptoj përse njerëzit lakojnë vetëm Manchester City dhe Liverpool për titullin dhe harrojnë Chelsea që i ka fituar ndeshjet në një mënyrë befasuese"

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI