Flash

Basha: Po i kërcënoj hapur të mos prekin Teatrin Kombëtar, ose...

Lapsi.al 24 September 2018
Basha: Po i kërcënoj hapur të mos prekin Teatrin Kombëtar,

Lulzim Basha, kreu i Partisë Demokratike foli me tone të forta në emisionin “Open” në TCH sa i takon çështjes së Teatrit Kombëtar. Madje, Basha tha se po i kërcënonte ata që do t’i vënë minat Teatrit.

“Ata që do prishin Teatrin, të bëhen gati që t’i prishet shtëpia e tij. Nëse i vënë minat teatrit, do t’u vëmë buldozerët në pronat e tyre” - tha Basha.

“Ju po i kërcënoni këta njerëz?” – e ndërpreu Eni Vasili.

“Po sigurisht që i kërcënoj dhe hapur” – tha Basha duke shtuar: “Dëgjo këto që them këtu, jo çfarë mund të ndodh më pas. Kur të vijë përballja tek Teatri, unë do jem i pari dhe do përballen me mua” – tha

Basha që më pas shpjegoi se pse kur kaloi ligji në parlament opozita u zhvendos në Vlorë.

“Ligji kaloi dhe ne nuk kishin çfarë të bënim në atë Kuvend. Ne nuk kishim asnjë mundësi që të pengonim ligjin. Por ne kemi mundësinë që t’u themi shqiptarëve, se si po vidhet Teatri. Teatri është vija e kuqe. Nëse bie Teatri, nesër do të bjerë shtëpia e çdo shqiptari” - tha Basha. ©LAPSi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI