Flash

Basha: E vërteta e bizneseve të kunatit dhe pse më akuzojnë se flija gjumë në bashki

Lapsi.al 24 September 2018
Basha: E vërteta e bizneseve të kunatit dhe pse më akuzojnë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili. Basha tha se e keqja është me tenderët e drejtpërdrejtë dhe të paracaktuar për klientë të ndryshëm të qeverisë. Basha tha se ço tender apo koncesion i paligjshëm do të zhbëhet. Ai u përgjigj dhe akuzave që i bëhen nga qeveria për kohën që drejtonte bashkinë e Tiranës.

“Oligark është një njeri që ka marrë burimet natyrore, tokën, detin etj., që nuk i ka marrë me meritë, por se ka lidhje me qeverinë. Po. Një grusht i vogël njerëzisht të afërt me qeverinë”.

Pyetjes se përse i ka dhënë 1.3 miliardë lekë, kompanisë “Fusha SHPAK” kur ka qenë në Bashkinë e Tiranës, Basha iu përgjigj: “Kur kam qenë unë në bashki, nuk kam dhënë asnjë tender të drejtpërdrejtë.

Më kanë akuzuar mua se kur kam qenë kryetar bashkie kam fjetur gjumë. Se po mos të japësh leje për kulla fle gjumë dhe kur jep leje ndërtimi, quhesh i zhdërvjellët”- tha Basha.

Basha ka folur edhe për akuzat e mazhorancës për favorizim të bizneseve të familjarëve të tij.

“Ka 5 vite që Rama ka të gjitha pushtet. Ka gjykatat, prokurorinë, policinë dhe më kontrollon mua kunatin, vëllain, të gjithë familjen... O ti gjejë dhe t’i vërtetojë akuzat, ose ta qepë. Ka 5 vite që i ka të gjithë pushtet në dorë” – tha Basha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI