Flash

Shqiptarët marrin kontrollin e tregut të kokainës në Britani

Lapsi.al 23 September 2018
Shqiptarët marrin kontrollin e tregut të kokainës në Britani

Bandat shqiptare kanë marrë kontrollin e tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar duke imituar “modelin Amazon” të përdorimit të fitimeve, duke ofruar produkt me cilësi të lartë dhe me çmimin më të ulët të mundshëm, raporton The Sunday Times.

Asg

Tony Saggers, ish-kreu i antidrogës në Agjencinë Kombëtare të Krimit (NCA), tha se suksesi i jashtëzakonshëm i kriminelëve të Ballkanit në Britani nënkuptonte se çmimi i kokainës ishte ulur me një të tretën në 5 vjet, pra në 30 mijë paund për kilogramë.

Në një konferencë, ai tha se shqiptarët kanë zhdukur rivalët për një arsye shumë të thjeshtë: Ata kanë krijuar marrëdhënie direkte në Amerikën Latine, rajoni ku prodhohet më së shumti kokaina në botë.

Siç shprehet ai, grupet e personave ofrojnë produkte me cilësia të lartë, kundrejt një çmimi më të leverdisshëm.

Kjo strategji tregon se grupet janë fuqizuar me ritme të shpejta, pasi duke kontrolluar pjesën më të madhe të tregut, krijon mundësi për të maksimizuar fitimin.

Si rrjedhojë, konkurrenca nuk është në nivelet e larta dhe kjo iu shërben grupeve, të cilat merren me shkëmbimin e kokainës.Eksperti anglez, nëpërmjet skemës tregon se si rritet çmimi i kokainës, teksa përshkon shtete të ndryshme nga origjina në Kolumbi deri në destinacion përfundimtar në Angli. Këtu vihet re se Holanda është një portë e madhe hyrëse e sasisë së drogës nga Amerika Latine drejt Mbretërisë së Bashkuara.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI