Flash

Një dashuri si ajo e Hailey dhe Justin (Foto)

Lapsi.al 23 September 2018
Një dashuri si ajo e Hailey dhe Justin (Foto)

Justin Bieber dhe Hailey Balwdin po shijojnë pushimet e tyre në Europë dhe duket taman si një muaj mjalti!

Pasi i këndoi serenatë të fejuarës në pragun e derës së Mbretëreshës Elisabeth, Justin e ka dërguar Hailey-n në destinacionin e dytë të pushimeve.

Ata po qëndrojnë në Itali dhe këngëtari i hitit “Sorry” nuk është kursyer aspak, por ka marrë me qira një vilë me vlerë 13 mijë dollarë.

Ai dhe e fejuara e tij, Hailey Baldwin janë fotografuar nga “Dailymail” duke shkëmbyer puthje pasionante në një jaht luksoz në Bregun Amalfi. E është pak të thuash, se duken shumë të ëmbël dhe të dashuruar, teksa përkëdhelen në çdo moment me njëri-tjetrin.

Këngëtari kanadez po kalonte disa momente të bukura me bashkëshorten e ardhshme, e cila duket më seksi se kurrë e veshur me bikini të zeza.

“Pëllumbat” e dashuruar vërtetuan edhe një herë se kanë lindur për njëri-tjetrin dhe janë më të lumtur se kurrë, kështu që boll folët për Selenën!

Të këshilluara

Ndahet çifti i famshëm turk

Demet dhe Seçkin Ozdemir janë dy prej aktorëve turq më të dashur për publikun, të cilët njihen dhe kanë fansa të shumtë edhe në Shqipëri. Demet njihet për rolin...

15:24

Rihanna merr një post të ri jashtë muzikës

Rihanna tashmë ka marrë një post të ri i cili në fakt është më afër politikës. Asaj i është dhënë detyra si “Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë” e vëndi...

13:30

Majk tregon për ndarjen nga e dashura

Kohët e fundit në media u fol se reperi i ka dhënë fund lidhjes së tij disa mujore me Melita Nushi. Duket se thashethemet kanë qenë të vërteta sepse në një int...

12:01

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI