Flash

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

Kukësi, varësinë nga Reginaldo e "shëron" Shameti

Lapsi.al 23 September 2018
Kukësi, varësinë nga Reginaldo e "shëron" Shameti

Kukësi mban nën presion kreun me një fitore të vështirë, por të merituar kundër Kamzës. Tekniku Armando Cungu e kishte parashikuar deklikate sfidën me Klodian Duron, skuadra u përgjigj në fushë me mënyrën e lojës, por nuk mund të varet gjithnjë nga golat e Reginaldos. Mozambikasi e ka marrë përsipër skuadrën veri-lindore që kur kë mbërritur tek blutë: 5 ndeshje dhe katër gola në Superiore, përfshirë sfidën e sotme.

Shumë mundësi të shpërdoruara nga Uilliam e Ethemi, por për fat mendon kapiteni Ylli Shameti të shënonte golin vendimtar të ndeshje: "Goli më kënaq personalisht, por kur vjen me 3 pikë, akoma më mirë, tha Shameti pas ndeshjes. - Jemi mirë, por duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi të gjitha skuadrat janë të vështira për t’u mundur".

Ajo që shqetëson Cungun është varësia para portës nga Reginaldo. Jo gjithnjë ndeshjet do ti zgjidhë ai dhe në këtë pjesë për teknikun dicka duhet të ndryshojë.

"Patëm raste për të shënuar në pjesën e parë, edhe në të dytën, nuk na falet t’i humbim gjithë ato raste, u ankua Cungu. - Gjithsesi, rëndësi kanë pikët e marra".

Kamza luajti me kurajo por nuk mjafton kundër nënkampionëve për të marrë rezultat. Pas triumfit në debutim vjen edhe humbja e parë për Klodian Duron.

Me 10 pikë Kukësi i bashkohet Partizanit në vendin e dytë, ndërsa tashmë Skënderbeu ka dy skuadra që e rrezikojnë, sidomos pas barazimit në Korcë me Tiranën. Mbetet me 6 pikë Kamza, që në Loro Borici tregoi karakter, duke luajtur si e barabartë me kundërshtarin.

Të këshilluara

Video/ Atalanta barazon në San Siro

Avantazhi i shpejtë ndaj Atalantës dukej se do tia bëntë të thjeshtë ndeshjen Milan, por nuk ka ndodhur kështu. Gomez ka shënuar barazimin në minutën e 54, duke...

19:24

ide

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI