Flash

PD denoncon një tjetër skandal me konçensionet

Lapsi.al 23 September 2018
PD denoncon një tjetër skandal me konçensionet

Deputetja e PD-së Izmira Ulqinaku denoncoi një nisëm tjetër të qeverisë, atë për kontrollin e pompave të karburanteve, që sipas saj do t’i jepet me konçension një biznesmeni të quajtur Gentian Sula. Ky person që PD e quan "klient të Edi Ramës" do të përfitojë 60 milionë euro fitime që do të paguhen nga shqiptarët, tha Ulqinaku.

"Qeveria e Edi Ramës ka vendosur të japë me koncesion tek klientët e tij kontrollin e kolaudimit të pompave të karburanteve. Aktualisht, ky është një shërbim shtetëror, por korrupsioni në qeveri ka vendosur që t’ia kalojë atë privatit, i cili do të vendosë cilat pompa karburantesh i vjedhin shqiptarët dhe cilat pompa nuk i vjedhin.

Fitimi për koncesionarin, klient i Edi Ramës, llogaritet të jetë rreth 60 milionë euro, të cilat do të paguhen nga shqiptarët ose tek çmimi, ose tek sasia e karburantit me të cilën do të furnizohen nga pompat e kolauduara prej kompanisë private." u shpreh Ulqinaku.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI