Flash

Identifikohet personi që qëlloi me armë në Elbasan, shpallet në kërkim

Lapsi.al 23 September 2018
Identifikohet personi që qëlloi me armë në Elbasan, shpallet

Policia ka identifikuar autorin që qëlloi mbremjen e sotme me pistoletë në lagjen Fushë-Mbret në Elbasan. Sipas policisë autori ka qëlluar dy herë në ajër me pistoletë, në momentin që ka qenë duke lëvizur me makinë personi me të cilin kishte patur konflikt.

Policia ka shpallur në kërkim 34 vjeçarin A.S.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë lokale identifikuan brenda një kohe rekord autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në ajër tek vendi i njohur si te 'Shinat e trenit'.

Agjentët e kanë shpallur në kërkim dhe forca të shumta janë vënë në ndjekje të autorit A.S, 34 vjeç, nga Elbasani.

Ai i doli përpara me armë në dorë një shtetasi që levizte me makinë, me cilin pati një konflikt të momentit.

Nga 2 të shtënat në ajër nuk ka dëmtime në njerëz apo dëme materiale. 

Të këshilluara

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan

Disa minuta më parë në qytetin e Elbasanit janë dëgjura të shtëna me armë zjarri. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45 në lagjen Fushë-Mbret dhe...

20:09

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI