Flash

A do të ketë një bashkëpunim mes Rita Orës dhe Eminem?!

Lapsi.al 23 September 2018
A do të ketë një bashkëpunim mes Rita Orës dhe Eminem?!

 

Rita Ora ka zënë së fundmi faqet e mediave kryesore për shkak të zhvillimeve në karrierën e saj. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka njoftuar se albumi më i ri, i quajtur “Phoenix”, do të hidhet në treg më 23 nëntor.

Por, gjatë intervistës që dha për “Capital Fm”, Rita nuk ka mohuar lajmet se në këtë album ka bashkëpunuar edhe me Eminem, por ka theksuar se bëhet fjalë për një reper shumë të madh. E pyetur nëse ky reper ka publikuar së fundmi një album të ri (Killshot), Rita i është shmangur përgjigjes.

“Nuk do të them asgjë për momentin”.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm është publikuar edhe kënga e re e Rita Orës e titulluar “Let You Love Me”. Kënga po pritet mirë nga fansat e Ritës.

Një tjetër zhvillim pozitiv për këngëtaren shqiptaro-britanike është edhe fitorja në festivalin muzikor “PopJustice Twenty Quid”.

https://youtu.be/zttIyzuK6Ak

Të këshilluara

Majk tregon për ndarjen nga e dashura

Kohët e fundit në media u fol se reperi i ka dhënë fund lidhjes së tij disa mujore me Melita Nushi. Duket se thashethemet kanë qenë të vërteta sepse në një int...

12:01

Ky është seriali më i ri i Netflix (Video)

Seria më e re e Netflix po merr shumë kritika të mira. Netflix ka publikuar serinë më të re të “Maniac”. As ky nuk është një serial me temë të zakonshme, ...

13:52

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI