Flash

Të hënën mbi 1 mijë trupa ushtarake 'pushtojnë' sheshin 'Nënë Tereza'

Lapsi.al 22 September 2018
Të hënën mbi 1 mijë trupa ushtarake

Të hënën e 24 shtatorit mbi 1000 trupa ushtarakë dhe britanikë do të zbresin në sheshin "Nënë Tereza". Prej orës 11:00, trupat dhe mjetet do të zbarkojnë në qendër të Tiranës, ku do të demonstrojnë disa nga veprimet e kësaj stërvitjeje, si dhe do të ekspozohen mjetet, pajisjet dhe armatimi i përdorur.

80 efektivë dhe 4 anije të Forcës Detare shqiptare prej më shumë se një jave janë angazhuar në Stërvitjen e Përbashkët “Albanian Lion 2018”.

Stërvitja “Albanian Lion 2018”, e cila po zhvillohet në vendin tonë me pjesëmarrjen e forcave ushtarake nga Britania e Madhe, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria, po praktikon elementë stërvitorë të ndryshëm, duke përdorur edhe rajonet stërvitore të Forcës Detare.

Në Gjirin e Dukatit në Vlorë, po zhvillohen stërvitje të trupave me pjesëmarrjen e palombarëve anglezë, kroatë dhe shqiptarë. Ndër elementët stërvitorë kryesorë të tyre janë kërkimi nënujor, gjetja e objekteve të ndryshme, nxjerrja e tyre në sipërfaqe, kërkime rrethore etj. Në stërvitjen zhytëse marrin pjesë mjete lundrimi të tre vendeve: Britanisë së Madhe, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Në të njëjtën kohë, nga Kepi i Palit deri në Porto Palermo, Forca Detare me katër anije dhe një grup bordingu po zhvillon stërvitje detare me anijen britanike “RFA Lyme Bay” dhe një helikopter “Ëildcat” duke ekzekutuar elementë të ndryshëm stërvitorë si mbrojtje e afërt dhe e largët, operacion zbarkimi trupash, mbrojtjen e anijes komandë nga sulme të befasishme etj.

Stërvitja “Albanian Lion 2018” po zhvillohet njëkohësisht në disa garnizone të FA si në Durrës, Pashaliman, Porto - Palermo, Rinas, Zall - Herr dhe Bizë me pjesëmarrjen e 1164 trupave ushtarake, 126 mjeteve tokësore, detare, ajrore dhe ka për qëllim realizimin e operacioneve të ndryshme nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI