Flash

Studimi amerikan/ A ndikon përdorimi i marijuanës te seksi?

Lapsi.al 22 September 2018
Studimi amerikan/ A ndikon përdorimi i marijuanës te seksi?

Ekziston një stereotip se tymosja e marihuanës shkakton impotencë seksuale.

Por, një kërkim shkencor ka shtyrë studiuesit të hedhin dyshime mbi këtë gjë. Sipas këtij studimi të botuar në “Journal of Sexual Medicine”, vitin e kaluar, përdorimi i marihuanës shoqërohet me frekuencë seksuale në rritje.

Me fjalë të tjera, njerëzit që përdorin marihuanë, bëjnë më shumë seks sesa ata që nuk përdorin dhe kjo për rreth 20% më shumë.

Ekipi nga Universiteti i Stanfordit në Kaliforni analizoi të dhënat nga mbi 28 mijë gra dhe 22 mijë burra të cilët u anketuan nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve. Rezultatet treguan se nuk kishte asnjë bazë në idenë se kanabisi redukton epshin, pasi nuk kishte lidhje midis përdorimit të tij dhe funksionit seksual.

“Përdorimi i shpeshtë i marihuanës nuk duket të pengojë motivin seksual ose performancën. Nëse ka ndonjë gjë që lidhet atëherë është frekuenca e rritur e seksit”, - tha Michael Eisenberg, autor i lartë i studimit dhe asistent profesor i urologjisë në Stanford.

Sipas Raportit Botëror të Drogave të Kombeve të Bashkuara, rreth 238 milionë njerëz përdorin kanabis në mbarë botën. Në Amerikë, 9 shtete kanë legalizuar marihuanën për përdorim rekreativ për të rriturit mbi moshën 21 vjeçare, ndërsa marihuana mjekësore është legale në 30 vende të tjera.

Të këshilluara

Studim:Vera dhe çokollata ju zgjasin jetën

Sipas një studimi të fundit, një dietë e thjeshtë ushqimesh e pijesh lufton inflamacionet dhe ul dukshëm rreziqet për probleme të parakoheshme me shëndetin me g...

14:58

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI