Flash

Ronela Hajati: Mami mbështetja më e madhe, për babain...

Lapsi.al 22 September 2018
Ronela Hajati: Mami mbështetja më e madhe, për babain...

Ronela Hajati flet për të ëmën: "Nuk di ku do të isha po të mos ishte ajo! Për babin kam shumë deshirë të bëj një baladë por..."

 Ronela Hajati ishte e ftuara e rradhës në programin "Pop Culture", ku për rreth 15 minuta përveç se ka kënduar i është përgjigjur pyetjeve që moderatori kishte për të.

Ndonëse daljet e saj në intervista nuk janë të rralla, fjalët e Ronelës për të ëmën kanë qenë të tilla.

Meri, siç e thërret ajo, duket se ka qenë mbështetja më e madhe e këngëtares edhe pas humbjes së të atit, pak vite më parë. 

"Meri është grua zonjë, jo se e them unë se është mami im, por se kështu është! Është nga ato nëna, që sikur fëmija më i prapë t'i bie e kthen në një njeri me goxha bagazh", - ka thënë ndër të tjera këngëtarja. "Mami ka qenë më konservatore se babi. Babi ka qenë pak më liberal".

Duke u ndalur te babai i saj, Marash Hajati, Ronela ka shprehur dëshirën për të bërë një baladë për të.

"Unë dua t'i bëj njerëzit të kërcejnë. Edhe kur bëj ndonjë baladë i fus ndonjë element që të lëvizin. Po kështu baladë, baladë... kam prej vitesh dëshirë te bëj një baladë dedikuar babait tim. Po se bëj se e di që atë ditë që do e bëj do jem e shkatërruar totalisht [emocionalisht]", - ka treguar Ronela.

Të këshilluara

    rydydhduuudududuud...

11:09

Vendimi/ Pse u lirua me kusht Ermal Hoxha

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, la qelitë e burgut pas një vendimi të Gjykatës së Fierit që pranoi kërkesën e tij për lirim me kusht. Fillimi...

10:46

VIDEO/ Rikthehet Rambo!

Legjendari Sylvester Stallone do të rikthehet pas një dekade në rolin e John Rambo, në kapitullin e pestë të filmave “Rambo”. Më anë të një postimi në Instagram...

20:38

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

Kënga e fundit e Edi Ramës

Gjendja e rënduar e Edi Ramës dhe sjellja e tij e çakërdisur, nuk mund të shpjegohen më me personalitetin e tij, që gjithnj...

17:44 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI