Flash

Rihanna së shpejti një politikane në Barbados

Lapsi.al 22 September 2018
Rihanna së shpejti një politikane në Barbados

Rihanna duket se e dashuron punën dhe thjesht vazhdon të shtojë më shumë punë për veten e saj.

Jo vetëm që ajo është një këngëtare, aktore dhe kreu i markës Fenty, e cila përfshin kozmetikë dhe të brendshme, por tani ylli është emëruar “Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë” në vendlindjen e saj, në Barbados.

Sipas një deklarate nga Zyra e Informacionit e Qeverisë Barbados, pozicioni i jep asaj përgjegjësinë specifike për promovimin e arsimit, turizmit dhe investimeve për ishullin.

Superylli u bë një nga ambasadorët kulturorë të Barbados në vitin 2008, duke bërë punë promocionale për ministrinë e saj të turizmit. Por titulli i saj i ri vjen me përgjegjësi të zgjeruara.

“Fuqiplotë” është definuar si një person, veçanërisht një diplomat me fuqinë e plotë të veprimeve të pavarura në emër të qeverisë së tyre, zakonisht në një vend të huaj.

Kryeministrja e Barbados Mia Amor Mottley deklaroi se qeveria e saj u nderua që ishte në gjendje t’i jepte titullin një Barbadiane të shquar e cila ka kontribuar ndjeshëm në ngritjen e profilit të ishullit në të gjithë botën.

“Rihanna ka një dashuri të thellë për këtë vend dhe kjo është reflektuar në filantropinë e saj, veçanërisht në fushat e shëndetësisë dhe arsimit”- tha Mottley.

“Ajo gjithashtu ka demonstruar, përtej suksesit të saj si një ikonë pop, një ndjesi të madhe krijuese dhe zgjuarsi në biznes. Prandaj është e përshtatshme që ne të angazhohemi dhe ta fuqizojmë atë për të luajtur një rol më definues ndërsa punojmë për të transformuar Barbados” – shtoi kryeministrja.

Këngëtarja tha në një deklaratë se ajo nuk mund të ishte më krenare që mori një titull të tillë prestigjoz në vendin e origjinës.

“Çdo Barbadian do të duhet të luajë rolin e tij në këtë përpjekje të tanishme. Unë jam e gatshme dhe e emocionuar për të marrë përgjegjësinë”- tha Rihanna.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori turk Ferdi Merter

Ferdi Merter numëron me qindra role në kinematografinë turke, por në Shqipëri njihet si “Hulusi Baba”, falë rolit në serialin “Dashuri me Qira”, ku interpretont...

20:08

Elita Rudi tregon fustanin e nusërisë

Një ditë pasi tregoi këpucët e saj të dasmës “Jimmy Choo”, Elita Rudi vendosi të ndante sot me ndjekësit në “Instagram” një foto të fustanin të saj të nusërisë....

19:15

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI