Flash

Pas kallëzimit për shpërdorim detyre, PD kërkesë Prokurorisë: Të hetohet Arta Marku

Lapsi.al 22 September 2018
Pas kallëzimit për shpërdorim detyre, PD kërkesë

Një ditë pas kallëzimit të Arta Markut për shpërdorim detyre , demokratët i kërkuan Prokurorisë së Tiranës të hetojë lidhjet e Kryeprokurores së Përgjithshme të Përkohshme me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste përfshi kryeministrin Edi Rama.

“Cilat janë lidhjet direkte apo indirekte të Arta Markut me Edi Ramën. Çfarë komunikimesh ka Arta Marku me Engjëll Agaçin dhe si kanë ndikuar ato në shkatërrimin e hetimeve për “Tahirin” dhe zvarritjen e çështjes “Shullazi”. Çfarë i kanë kërkuar kryeprokurores Fatmir Xhafaj, Ulsi Manja, Ermonela Felaj apo ndonjë deputet tjetër socialist. Hetimet duhet të qartësojnë a ka patur kryeprokurorja kontakte me avokatët apo të dërguar të Emiljano Shullazit. Gjithashtu, është po aq e rëndësishme të hetohet me shpëjtësi baza ligjore për çdo emërim, lëvizje, transferim në prokurori, që nga koha kur në krye të saj është Arta Marku”, thotë Alibeaj.

Në padinë e depozituar një ditë më parë Partia Demokratike e akuzon Arta Markun për dështimin e hetimeve ndaj ish ministrit Saimir Tahiri dhe shpërbërjen e ekipit te prokuroreve që nxori para drejtësisë, Emiljano Shullazin. Për këtë arsye demokratët kërkojnë pezullimin nga detyra dhe nisjen e menjëhershme të hetimeve ndaj numrit 1 të organit te akuzës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI