Flash

Ndotja e ajrit në Shqipëri ndër më të lartat në Europë, njësoj si të pish 7 cigare në ditë

Lapsi.al 22 September 2018
Ndotja e ajrit në Shqipëri ndër më të lartat në

Është përllogaritur se çdo vit për shkak të ajrit të ndotur në Europë humbin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 400 mijë individë, sipas një artikulli të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror.  Sipas hartës që tregon nivelin e ndotjes së ajrin nëpërmjet matjes së nivelit të grimcave PM 2.5 dhe konvertimin e tyre në sasi cigaresh të konsumuara, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të ndotjes (shiko hartën më poshtë).

Sipas ngjyrosjes së hartës, Shqipëria i përket zonave me ndotje të lartë, e cila nëse do të konvertohej në cigare të konsumuara janë afërisht 7 (thuajse gjysmë pakete e konsumuar në ditë). I gjithë Ballkani Perëndimor ka një nivel të lartë të ndotjes së ajrit. Ndotja është e përqendruar kryesisht në Europën Qendrore dhe Juglindore, Ndërsa Europë Perëndimore dhe Veriore ka një nivel më të ulët të ndotjes së ajrit.

Organizata Botërore e Shëndetit përllogarit se në të gjithë botën çdo vit humbasin jetën në mënyrë të parakohshme rreth 2 milionë njerëz. Përveç humbjes së jetëve në mënyrë të parakohshme, qindra miliarda euro përllogariten se janë kostot për trajtimin e sëmundjeve që janë të shkaktuara nga ndotja e ajrit.

Janusz Wojciechoëski, drejtuesi kryesor i auditimit, i tha gazetës The Guardian se gjetjet ishin të papranueshme: “Ne kemi një krizë të shëndetit publik në Europë për shkak të ndotjes së ajrit”. Ai shtoi se ka pasur më shumë se 1,000 vdekje të parakohshme çdo ditë në të gjithë BE-në “Më shumë se 1% të totalit të vdekjeve të përditshme në BE. Kjo është 10 herë më e lartë se numri i aksidenteteve me pasojë vdekjen me makinë. ”

Wojciechoëski gjithashtu i tha The Guardian se BE shpenzon 3.4 miliardë euro për lëndë djegëse, pothuajse dyfishi i 1.8 miliardë eurove të shpenzuara për të luftuar ndotjen e ajrit. “Ndotja e ajrit duhet të trajtohet si prioritet nga BE,” shtoi ai. “Ne shpresojmë që në periudhën e ardhshme të jetë një prioritet.”/ Monitor

Të këshilluara

Tiranë, arrestohet një tjetër polic

Një punonjës policie dhe një shtetas turk u arrestuan nga SHÇBA pasditen e sotme pasi akuzohen për korrupsion aktiv. Efektivi si i akuzuar për dhënie ndihme ...

22:51

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI