Mes të pranishmëve në dasmë, shihen miqtë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të këngëtarit si Ledri Vula, Ermal Fejzullahu, Nora Istrefi, Kida, e shumë të tjerë. Ndërkohë që parukjerja e moderatores, ka zbuluar disa nga imazhet e para të nuses Elita Rudi, duke u bërë gati për mbrëmjen magjike.
Duket se gjithçka do të zhvillohet në privatësi të plotë. Edhe pse të dy janë shumë të famshëm dhe në mesin e të ftuarve do të ketë shumë personazhe të showbiz-it shqiptar, Elita dhe Gjiko nuk kanë pranuar të ketë media në dasmën e tyre dhe të zbulohen nga miqtë në rrjetet sociale.