Flash

Edhe "Koha Jonë" fut lugën në çorbën e prishur të Veliajt

Lapsi.al 22 September 2018
Edhe "Koha Jonë" fut lugën në çorbën e

Edhe Koha Jonë, një gazetë që njihet për qëndrime kryesisht opozitare dhe sidomos pranë LSI-së e ka futur me sa duket lugën e saj të vogël, në çorbën e madhe të prishur ku ushqehen shumica e mediave shqiptare.

Ajo sot i ka bërë një shërbim që shkon në përpjestim të zhdrejtë me mundësitë e saj, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Në shkrimin e "KJ" thuhej: "PD-ja përballë Erion Veliajt në Tiranë e ka të pamundur të fitojë, pasi kryebashkiaku punon dhe merr vota edhe me shumë se emri i partisë që përfaqëson".

LEXO EDHE:

Kur Robert Ndrenika ha një lugë çorbë të prishur

Dhe sikur ky konstatim të mos mjaftonte ajo vazhdon:"Në këtë situatë vetëm Erion Veliaj mund t’i rezistojë stuhisë opozitare që po vjen me një kandidaturë femërore, tironase. Çdo kandidaturë tjetër nga PS merr humbjen e sigurtë".

Boll të lexosh shkrimin e plotë të gazetës (shiko poshte) dhe çdo koment është i tepërt: E vetmja dilemë mbetet nëse ky është një qëndrim i vetë gazetës apo një mbështetje e politikës opozitare kur kujtojmë se Monika Kryemadhi ka deklaruar se ende nuk ka vendosur nëse do të votojë pro Veliajt apo jo".

©Lapsi.al

 

Erion Veliaj, kryebashkiaku tironas, vazhdon punën me projektet për një Tiranë europiane. Këtë të shtunë, Veliaj ka postuar në facebook te profili personal një set me foto dhe me një shënim: “Mirëmëngjes Tiranë plot ngjyra! Fundjavë me diel për të kaluar kohën e lirë, në parqet dhe hapësirat e gjelbra të qytetit.

Mos harrojmë, pas çdo shëtitje në natyrë, kujdesemi të gjithë për pastërtinë e ambjentit”.

Ndërkohë nga kampi mazhoritar Erion Veliaj do të jetë kandidati në zgjedhjet e radhës vendore në Tiranë. PD-ja përballë Erion Veliajt në Tiranë e ka të pamundur të fitojë, pasi kryebashkiaku punon dhe merr vota edhe me shumë se emri i partisë që përfaqëson. Por në kampin opozitar tashmë është LSI, një parti me struktura koncize dhe me vota dërmuese për PS-në.

Prapë Veliaj vazhdon punën, stoik dhe populist. PS-ja nuk po i lë aleat Veliajt në Tiranë. Edhe PDIU iku.

Loja po komplikohet për zgjedhjet e tjera vendore, sidomos në Tiranë. Kostoja e qeverisjes qendrore do të konvertohet në votë politike, ndonëse do jenë zgjedhje vendore.

Në këtë situatë vetëm Erion Veliaj mund t’i rezistojë stuhisë opozitare që po vjen me një kandidaturë femërore, tironase. Çdo kandidaturë tjetër nga PS merr humbjen e sigurtë. Prapë ngjyrat e postuara sot nga kryebashkiaku janë motiv emocionues për një mandat të dytë, por akoma ngjyrat opozitare nuk kanë dalë, sepse kanë blunë, por dhe një të kuqe më të fortë se flamuri i PS.

Të këshilluara

    rydydhduuudududuud...

11:09

Vendimi/ Pse u lirua me kusht Ermal Hoxha

Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, la qelitë e burgut pas një vendimi të Gjykatës së Fierit që pranoi kërkesën e tij për lirim me kusht. Fillimi...

10:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI