Flash

Grupi kriminal 'Bajri', si i pastronin në Shqipëri paratë e drogës

Lapsi.al 22 September 2018
Grupi kriminal 'Bajri', si i pastronin në Shqipëri

Pas shkatërrimit të grupit kriminal “Bajri” dalin në dritë detaje të reja nga aktiviteti i tyre kriminal. Sipas policisë ky grup, së bashku me grupe të tjera kriminale, trafikonin lëndë narkotike në disa shtete europiane. Ndërkohë, paratë e krimit dhe drogës investoheshin në vendin tonë.

“Policia në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka sekuestruar 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër në pronësi të tyre, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete e një numër i konsiderueshëm celularësh.”-thuhet ne njoftimin e Policisë se Shtetit.

Operacioni policor për arrestimin e 11 personave është zhvilluar njëkohësisht në Tiranë, Shkodër dhe në Roterdam, Holandë dhe zgjati nga mesdita e së premtes dhe deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI