Flash

Sondazhi/ Rreth 80% e shqiptarëve kundër korrigjimit të kufijve në Kosovë

Lapsi.al 21 September 2018
Sondazhi/ Rreth 80% e shqiptarëve kundër korrigjimit të kufijve

Propozimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiç, nuk gjen mbështjetje në Shqipëri.

Sipas sondazhit të CSES-së në Shqipëri, që u realizua online në datat 13 – 20 shtator 2018, 77% e njerëzve dalin se janë kundër kësaj teze.

“Vihet re që të rinjtë shfaqin prirje më të lartë për të kundërshtuar këto propozime (18 - 35 vjeç, 80% kundër) krahasuar me më të moshuarit (56+ vjeç, 72% kundër). Gjithashtu vihet re se femrat shfaqin prirje më të lartë kundërshtuese ndaj këtyre propozimeve (80% kundër) krahasuar me meshkujt (76% kundër)”, thuhet në sondazhin e CSES-ë.

Koha.net shkruan se CSES është një program bashkëpunues i hulumtimit midis ekipeve të studimit zgjedhor nga e gjithë bota. Vendet pjesëmarrëse përfshijnë një modul të përbashkët të pyetjeve.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Përplasja/ Thaçi me SHBA, Ramushi me Merkel 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI