Flash

Skandali me ilaçet në Shkodër, Sindikata dhe Urdhri i Infermierëve: Lironi mjekët

Lapsi.al 21 September 2018
Skandali me ilaçet në Shkodër, Sindikata dhe Urdhri i

Pas arrestimit të personelit mjekësor të spitalit të Shkodrës ka reaguar kreu i Sindikatës së Shëndetësisë në këtë qytet. Paolo Kaceri dhe kreu i Urdhrit të Infermierëve Imir Hoxha e kanë cilësuar të paprecedentë arrestimin  e personelit mjekësor të spitalit të Shkodrës.

Në një prononcim për mediat, Kaceri tha se situata  është e pazakontë dhe secili prej tyre ndihet i kërcënuar.

Ai tha se përgjegjësitë për faturat financiare të tenderave të barnave dhe pajisjeve mjekësore duhet të kërkohen tek Ministria e Shëndetësisë.

“Këtu nuk ka faj asnjë me ik, a e shikoni gjendjen si është? Arrestohen mjekët si të ishin kriminelë, kriminelët vetë i marrin për dore dhe i sjellin ndërsa mjekët arrestohen dhe sillen me forca policore. Cilitdo prej nesh mund ti vihen prangat pasi secili prej nesh ka qenë pjesë e komisioneve të ngritura nga Drejtoria ku të gjithë tenderat e kësaj natyre janë bërë nga Ministria. Prokuroria duhet të shkojë dhe të shohë Ministrinë e Shëndetësisë dhe jo të kap infermierët dhe mjekët për këtë punë. Ne nuk jemi që të mos zbatohet ligji, nuk jemi në mbështjetje të atyre që vjedhin. Por prokuroria të marrë masa mirë se ku do ta çojë imazhin e këtyre personave.” – tha Kaceri, 

Të njëjtin qëndrim ndau dhe kreu i Urdhrit të Infermierëve Imir Hoxha. Sipas tij, infermieri i arrestuar Renato Kepi nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për firmën e hedhur pasi nuk është teknik.

 

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI