Flash

Sherr tek Prokuroria e Krimeve, Donika Prela urdhëroi policët të shoqërojnë prokuroren

Lapsi.al 21 September 2018
Sherr tek Prokuroria e Krimeve, Donika Prela urdhëroi policët të

Gjatë përplasjes që ka pasur me vartësit e saj në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, drejtuesja e institucionit, Donika Prela është detyruar të lajmërojë policinë. Prokurorët që janë vënë nën hetim disiplinor nga Arta Marku janë përplasur ditën e djeshme në ambientet e prokurorisë, kur kanë mësuar për masat disiplinore që kishte marrë ndaj tyre Arta Marku.

Drejtuesja e këtij institucioni, Donika Prela u ka mbyllur derën, ndërsa prokurorët kanë kërkuar të futen në zyrë. Pas debateve me tone të larta, është kërkuar ndihma e policisë për ti nxjerrë jashtë prokurorët.

Më i fortë ka qenë debati me prokuroren Sonila Muhametaj. Kur policët kanë mbërritur me urgjencë në ambjentet e prokurorisë, Donika Prela mësohet t'i ketë kërkuar të shoqërojnë prokuroren, pasi ajo po e kundërshtonte.

Prokuroria kësisoj është përfshirë nga një kaos total që sa vjen e përshkallëzohet dhe shkak për këtë, janë bërë lëvizjet që ka firmosur Arta Marku, duke lënë pa prokurororë një nga dosjet më të nxehta për momentin, atë për bandën e Shullazit.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI