Flash

Revista zviceriane zgjedh muralen e pikturuar në Berat si një nga 10 më të mirat në botë

Lapsi.al 21 September 2018
Revista zviceriane zgjedh muralen e pikturuar në Berat si një nga 10

Nëse keni kaluar ndonjëherë në Urën Vajgurore në Berat me siguri ju kanë zënë sytë një pikturë që zë murin e një pallati. Aty është pikturuar një çift që kanë sytë tek njëri-tjetri, dhe me anë të kësaj pikture artisti ka dashur të përshkruajë flirtimin.

Revista zvicerane “Wild Walls” në numrin e saj të 169 të saj, në hartën botërore të muraleve me te mira, ka përzgjedhur muralen e pikturuar në qytetin e Urës Vajgurore si një nga 10 më të mirat në botë.

Krahas pikturave të famshme të bëra në ndërtesat e Kalifornisë, Austrisë, Norvegjisë, Masaçusets, Ilinoisit, Italisë dhe Bjellorusisë, renditet edhe Shqipëria.

“Vepra ‘Flirtimi’ është muralja e tretë e pikturuar nga WD (Wild Drawing) në qytetin e Urës Vajgurore në Shqipëri. Piktura vjen si një shembull i përkryer i përdorimit të hapësirës. Në murale shikohet një çift, te cilet veshtrojne njëri-tjetrin nga te dyja anët e pallatit, duke i dhene jete nje iluzioni te bukur,”- shkruhet në revistën “Wild Walls”.

I njëjti artist ka pikturuar edhe dy murale të tjera në të njëjtën zonë të Shqipërisë. Bëhet fjalë për “Kampioni” dhe “Ura e Mendjes”. Wd (Wild Drawing) është një artisti indonezian me famë ndërkombëtare me banim në Athinë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI