Flash

“Policia në kohën e Tahirit, njësh me drogën”/ Xhafaj: Perceptim i merituar, por…

Lapsi.al 21 September 2018
“Policia në kohën e Tahirit, njësh me drogën”/

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte i ftuar në emisionin “Provokacja” transmetuar mbrëmjen e së premtes në ABC News ku foli mes të tjerash edhe për punën e policisë. Xhafaj pohoi se pason një periudhë në të cilën policia, në imazhin kolektiv, në segmente të caktuara të saj, u bë njësh me drogën.

“Nuk e përjashtoj këtë, që pati një perceptim të rënduar për policinë në atë periudhë, deri diku e kam thënë edhe publikisht, të merituar. Për mënyrën se si u trajtua marrëdhënia e policisë me fenomenin”, - tha Xhafaj.

“Por ama duhet të themi edhe një gjë tjetër, brenda harkut të dy vjetëve kemi bërë atë që nuk është mundur të bëhet për 25 vjet. Këtë fenomen të mos e kemi më prezent, jo më në ato përmasa, por në përmasa që janë të krahasueshme me të gjitha vendet e Europës dhe me shumë vende të rajonit”, - shtoi.

“Sot Shqipëria mund të konsiderohet në mënyrë absolute si një vend që nuk është me në hartën e kultivimit të kanabisit. Sa kemi ne, rrënjë kanabisi të kultivuara dhe të asgjësuara gjatë këtij viti, mund të jenë gjetur në vendet fqinjë, në 2-3 parcela së bashku, dhe kjo nuk është një gjë e lehtë!” – tha Xhafaj i cili nuk pranoi që tonelatat e kapura së fundmi në brigjet italiane të jenë kanabis i mbjellë së fundmi.

“Absolutisht, e para njëherë se s’ka si të jetë drogë e re edhe për shkakun sepse ka një proces, por të mos harrojmë që shpesh herë fabrikohen lajme në mënyrë të posaçme që t’i vishen një realiteti të paqenë shqiptar.

Psh., para disa kohësh, bëhej fjalë për një gomone, e cila ishte nisur nga Kroacia, ishte kapur në një vijë të drejtë detare, nga pala italiane, me sinjalizim të palës kroate dhe këtu “u shit” si drogë e ardhur nga Shqipëria, për shkakun e vetëm se skafistët ishin shqiptarë.

Dhe sot kemi një fenomen, që një pjesë e mirë nuk nisen më nga vija jonë bregdetare. Nuk them se s’ka raste, sepse ka pasur raste të veçanta në këtë aspekt, por nisen nga Mali i Zi, nga Kroacia etj, edhe për shkak se në këto zona aktualisht kultivohet kanabis” – tha Xhafaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI