Flash

Përplasja në Prokurori, prokurorët e proceduar gati padinë ndaj Arta Markut dhe Donika Prelës

Lapsi.al 21 September 2018
Përplasja në Prokurori, prokurorët e proceduar gati padinë

Tensionet kanë shoqëruar vendimin e djeshëm të kryeprokurores Arta Marku.Mësohet se gjatë pasdites së ditës së enjte, situata në Gjykatën e Krimeve të Rënda është rënduar pasi  prokurorët që u proceduan pasi nuk pranuan të shqyrtonin dosjen "Shullazi", kanë shkuar në prokurori për të kërkuar sqarime nga numri një i kësaj prokurorie, Donika Prela.

Por mësohet se kjo e fundit nuk ka pranuar ti presë, çka i ka detyruar tre nga prokurorët të hyjnë me forcë. Prokurorët mësohet se kanë kërkuar sqarime për vendimin e dhënë nga kryeporkurorja Arta Marku për ti proceduar ata.

Ndërkohë që Donika Prela mësohet se ka kërkuar praninë e policisë për ti nxjerrë prokurorët jashtë, por policia nuk e ka bërë këtë ngjarje publike.

Prokurorët e proceduar janë duke përgatitur dy padi, një që është  kallëzim penal për Arta Markun dhe Donika Prelën për urdhrin e pezullimit nga detyra dhe së dyti, ankim civil në gjykatë për pavlefshmëri absolute të urdhrit të nisjes së procedimit.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI