Flash

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie...

Lapsi.al 21 September 2018
Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie...

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat gjatë orëve të pasdites dhe kryesisht në zonat malore. Ndërsa mundësia për shira, shfaqet të hënën në zona të izoluara në Veri – Verilindje.

Temperaturat do të vijojnë me vlera lehtësisht mbi normalet gjatë orëve të natës dhe mëngjeseve (përfshirë edhe fundjavën) ndërsa temperaturat e mesditës kanë shënuar mesatarisht 6°C, mbi maksimumet tipike të muajit shtator. Konkretisht, deri të dielën, temperaturat sipas zonave do të luhaten: 12 – 30°C në zonat malore; 18 – 34°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Java që vjen sjell rënie të theksuara të temperaturave në të dy ekstremumet termike të ditës; ku vlerat minimale në rang territori ulen deri në 6°C ndërsa maksimumet nga 34°C gjatë këtyre ditëve, do ulen në 25 – 26°C.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI