Flash

Kush është Safet Bajri, “i forti” i Shkodrës që u arrestua në Tiranë

Lapsi.al 21 September 2018
Kush është Safet Bajri, “i forti” i Shkodrës që

Safet Bajri (Rustemi), i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës është arrestuar pasditen e kësaj të premteje në Tiranë. 34-vjeçari u arrestua në një magazinë afër zonës së “Xhamllikut”.

Policia ende nuk ka bërë një njoftim zyrtar, por mësohet nga burime të lapsi.al se arrestimi i tij është bërë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë, për veprat penale prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike në formën e grupit të strukturuar të posaçëm kriminal.

LEXO EDHE:

VIDEO/ Momenti i shoqërimit në policinë e Tiranës për Safet Bajrin

Safet Bajri nuk është një emër i zakonshëm pavarësisht se ai nuk ka qenë një personazh i mediave shqiptare deri kur arriti të krijojë telashe për ministrin e emigracionit në Belgjikë, Theo Francken. Edhe pse shkodrani konsiderohej një nga njerëzit më të rrezikshëm të Belgjikës, i dënuar me 20 vjet burg për grabitje, trafik droge, shfrytëzim prostitucioni etj, ai u kap dhe u deportua në Shqipëri.

Mediat belge akuzuan ministrin e fiksuar me deportimet e të huajve, duke i kujtuar se Safet Bajri është i lirë në Shqipëri dhe vazhdon ta drejtojë organizatën e tij nga Velipoja. Për plazhet e Velipojës thanë se kontrollohet nga 5 familje mafioze, njësoj si jugu i Italisë së dikurshme.

Safet Bajri u dënua më 25 janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin.

Mbi Bajrin rëndon edhe një dënim tjetër i 22 shkurtit 2014. Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje.

15 ditë më parë në një operacion të zhvilluar në qytetin e Shkodrës, policia e shtetit vuri në pranga 4 persona, të njohur dhe të afërm të Safet Bajrit, e më konkretisht; Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, Emrah Plaku, 22 vjeç, Astmer Bilali, 29 vjeç dhe Erogen Brajoviç, 36 vjeç. Këta persona, sipas policisë, janë anëtarë të grupeve kriminale aktive në qytetin e Shkodrës, por edhe më gjerë.

Në një intervistë të dhënë disa muaj më parë për gazetarin Artan Hoxha në Report TV, Bajri deklaroi se ishte larguar drejt Belgjikës për të kërkuar azil politik, kërkesë e cila i ishte refuzuar. Ai mohoi akuzat që rëndojnë mbi të në shtetin belg.

Ai tha se herën e parë ishte arrestuar gjatë kohës që punonte si roje në të zezë në një lokal, kur policia bastisi vendin dhe arrestoi pronarin së bashku me stafin.

Bajri pretendoi në intervistë se autoritetet belge kishin falsifikuar dosjen duke e shndërruar atë në kreun e një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucioni.

Por ish-kryeministri Sali Berisha në disa komente e ka konsideruar atë si një person të lidhur me trafikun e drogës me mbështetje nga deputetë socialistë në Shkodër.

“Noriega miku dhe mbrojtesi kryesor i Bajreve! Polici dixhital denoncon: Policia nuk guxon te prek Safet Rrustemin per shkak te Edvinit! Bajret jane mbeshtetes kryesor elektoral te piktorit deshtak!” – shkruante Berisha që publikonte edhe një SMS të një personi që thotë se është punonjës policie.

“Ka disa dite qe shteti belg e ka vendosur kete person ne listen e krimineleve me te kerkuar ne Interpol por ne Drejtorine e Policise shkoder nuk guxohet te merret asnje hap per arrestimin e ketij personi i cili qarkullon me makina te blinduara ne shkoder cdo dite per shkak te lidhjeve te tij me Partine Socialiste ne vecanti direkt me Edi Ramen i cili e ka Safetin dhe Bajret mbeshtjetjen kryesore elektorale dhe drekon e sajdiset ne lokalin e tyre se bashku me deputetin Luan Harusha i cili edhe ky ka lidhje shume te ngushta me Fisin e Bajreve…” – thuhej ndër të tjera në SMS-në e publikuar nga Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Përplasja/ Thaçi me SHBA, Ramushi me Merkel

Në kuadër të zhvillimeve të fundit lidhur me marrëveshjen e mundshme Kosovë-Serbi, e cila përfshin shkëmbim të territoreve mes vendeve, liderët në Kosovë janë n...

18:48

BBC: Ashpërsohet lufta tregtare SHBA-Kinë

Lufta tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës u agravua edhe më tepër, pasi të dyja palët shpallën tarifat e reja për mallrat e njëra-tjetrës. Dy supe...

20:08

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI