Flash

Janar-gusht, 143 viktima në aksidentet rrugore

Lapsi.al 21 September 2018
Janar-gusht, 143 viktima në aksidentet rrugore

143 persona kanë humbur jetën gjatë 8 muajve të parë të këtij viti në aksidente rrugore.

29 prej vitkimave ishin femra.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i të vdekurve nga aksidentet ka shënuar një rënie të lehtë me 6 persona (149 gjithsej për janar-gusht 2017).

Në Gusht 2018, numri i të aksidentuarve është 268 persona nga 292 që ishte një vit më parë, duke u ulur8,2 %. Numri i të aksidentuarve në tetëmujorin 2018, është 1.544 duke ulur 12,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruan “Monitor”.

Në muajin Gusht 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 27 persona nga 22 që ishte një vit me parë. Në tetëmujorin 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 143 nga 149 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Gusht 2018, aksidentet rrugore, në 81,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç duke zëne

30,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 1,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tetëmujorin 2018, aksidentet rrugore, në 20,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 7,5 % krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI