Flash

Francë/ Marine Le Pen urdhërohet t'iu nënshtrohet testeve psikiatrike

Lapsi.al 21 September 2018
Francë/ Marine Le Pen urdhërohet t'iu nënshtrohet testeve

Një gjykatë në Francë ka udhëruar lideren e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen t’iu nënshtrohet testeve psikiatrike, në kuadër të hetimeve që kanë nisur pasi ajo shpërndaru fotografitë në të cilat shihen mizoritë e Shtetit Islamik (ISIS).

Le Pen ka publikuar në Twitter kërkesën e gjykatës, duke e cilësuar “të çmendur”. 

Ajo ka publikuar disa fotografi më 2015, duke përfshirë një viktimë të IS-it me kokë të prerë. Asaj i është hequr imuniteti si anëtare e parlamentit dhe mund të ndëshkohet me dënim apo burgim. Si lidere e asaj që është quajtur Fronti Kombëtar, Le Pen është mundur nga Emmanuel Macron në raudin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Që nga ajo kohë, politikania ka tentuar të ngrihet sërish, derisa partia e saj ka ndryshuar emrin në Marshi Nacionalist, në mënyrë që të distancohet nga shenjat e racizmit.

Sipas një dokumenti të publikuar nga vetë ajo, gjyqtari ka kërkuar që përmes testeve të vlerësojë nëse ajo ka probleme mendore, apo “nëse është në gjendje të kuptojë pyetjet dhe të përgjigjet”. Le Pen në anën tjetër e ka vlerësuar kërkesën “të çmendur” dhe se sipas saj “regjimi është duke nisur të bëhet i frikshëm”.

Mirëpo prokurorët i kanë thënë gazetës, Le Parisien se kërkesa është pjesë e procedurave të rregullta. Le Pen ishte përballur me pakënaqësi kur kishte postuar fotografitë, pasi një gazetar kishte bërë krahasim në mes të IS-it dhe partisë së tij. Rasti kundër saj është i lidhur me ligjin francez, i cili kundërshton qarkullimin e “mesazheve të dhunshme, të cilat nxisin pornografi dhe terrorizëm, apo të cilat dëmtojnë rëndë dinjetetin njerëzor” dhe të cilat mund të shihen nga të miturit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI