Flash

Basha: 5 grupe kriminale kërkojnë shkëmbimin e territorit Kosovë-Serbi

Lapsi.al 21 September 2018
Basha: 5 grupe kriminale kërkojnë shkëmbimin e territorit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lënë diplomacinë duke ashpërsuar gjuhën për çështjen e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi. “Propozimi për shkëmbimin e territoreve është legjitimim i aventurierëve dhe legjitimim i pesë bandave të krimit të organizuar në veri dhe në jug të lumit Ibër”, u shpreh Basha.

Cilat janë këto banda kriminale që mbështesin shkëmbimin e territoreve? Kreu i demokratëve nuk përmendi asgjë konkrete, por shtoi se pretendimet për mosfunksionimin e territorit të Kosvës janë vetëm një alibi.

“Në qoftë se ka vullnet politik për të çmontuar këto pesë banda të krimit të organizuar në jug dhe në veri të lumit Ibër, atëherë alibia e fundit për mosfuksionim të territorit të Kosovës bie”, tha Lulzim Basha.

Këto deklarata vijnë një ditë pasi Kryeministri i vendit Edi Rama deklaroi nga studioja e emisionit “Opinion” se kjo është një çështje tejet serioze dhe është një moment historik që mund ti vijë Kosovës njëherë në 30 vjet.

Kryeministri citoi edhe ish-Presidentin Ibrahim Rugova që fliste për shkëmbim territoresh në vitin 1992, por nuk dha një përgjigje të qartë për qëndrimin e tij nëse mbështet këtë ide. Gjatë intervistës, Rama insistoi se korrigjimi i kufijve duhet të jetë një hap me një qëllim të caktuar që do ta çojë Kosovën përpara.

Propozimi për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është hedhur fillimisht nga Presidenti Hashim Thaçi. Por kjo ide është kundërshtuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po kaq kundërshtohet dhe nga opozita në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI