Flash

Arrestohet juristi i Hipotekës në Shkodër, në pranga dhe 3 persona të tjerë (Emrat)

Lapsi.al 21 September 2018
Arrestohet juristi i Hipotekës në Shkodër, në pranga dhe 3

Policia e Shkodrës ndalon juristin e Hipotekës së këtij qyteti dhe tre persona të tjerë nën akuzën e korrupsionit  pasiv.

Siç njofton prokuroria e Shkodrës me urdhër të saj janë ndaluar Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë ZVRPP Shkodër, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i K.Penal dhe Sokol Tirana, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2.

Po kështu  janë arrestuar në flagrancë të dyshuarit Joan Zefi, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.2 dhe Ndoc Tara, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1, prgr.1.

"Këta shtetas janë arrestuar pasi më datë 20.03.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.607, lidhur me veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, paragrafi i dytë dhe 259 të K.Penal".

Të këshilluara

Ndahet nga jeta ish deputeti socialist

Ish deputeti socialist i Elbasanit, Durim Hushi është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeçare. Hushi ka ndërruar jetë në Gjermani për shkak të një sëmundjeje të rën...

23:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI