Flash

Vjedhja plot SHKELQIM në emër të FUSHES

Lapsi.al 20 September 2018
Vjedhja plot SHKELQIM në emër të FUSHES
Pas votimit të 75 deputetëve socialistë, Edi Rama tregoi se është i vendosur t'i shkojë deri në fund aferës së teatrit që  i dhuron 200 milionë euro Shkëlqim Demir Fushës. Përtej debatit “ligjor” se si veprohet me një dekret të kthyer prej presidentit, e rëndësishme është të kuptohet se PS luajti dy herë një shfqe që kishte në fund të njëjtën finale. Ajo miratoi në sesionin e shkuar të kuvendit një ligj special që i jepte Fushës, me emër personal, ndërtimin e 6 rrokaqejve (vetëm sepse kishte 300 m2 merrte 8 mijë m2 tokë publike), ndërsa sot votoi disa ndryshime kozmetike, që përsëri ia falin këtij personi këtë biznes marramendës. E thënë shkurt dhe shqip, kjo është një tallje me direktivat e ardhura nga Brukseli, me kthimin e ligjit nga presidenti dhe para së gjithash me publikun shqiptar, të cilit i thuhet hapur: ne mund të të vjedhim edhe pa garë, por ne mund të bëjmë edhe sikur dhe të të vjedhim duke organizuar një konkurim fallco.   Pra, në këtë pikë, diskutimi nuk është më: a kemi të bëjmë apo jo me një grabitje të organizuar nga Rama dhe Fusha. Kjo tashmë është e qartë për çdokënd që nuk e quan veten idiot. Tani problemi është si duhet reaguar ndaj banditëve që të përdhunojnë në mes të ditës pa pasur nevojë të vënë as maskë në fytyrë? Lexo më tej mbi temën:

Ligji për teatrin/ Si po manipulpohet “gara” që sërish ta marrë Fusha

Skaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave Dhe këtu automatikisht problemi shkon tek opozita parlamentare. A ka më kuptim që ajo të qëndrojë brenda këtij sistemi, kur Edi Rama i ka kthyer të gjitha institucionet në topa letrash higjenike që pastrojnë Shkëlqim Demir Fushën?   A ka më logjikë që PD të vazhdojë të paraqitet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kur këtë institucion e zhveshën nga e drejta kushtetuese për të vendosur mbi tjetërsimin e një prone që mund ta bënte vetëm ai? A ka më sens që Monika të shkojë e të ulet në parlament, kur aty, dekretin e burrit që mban në krevat e trajtojnë si leckë? Në fund të fundit, a ka më vlerë, që edhe PD edhe LSI-së të vazhdojnë të sillen legalisht, edhe pasi ua kanë lidhur duart e s’kanë ku të ankohen për këto krime, sepse prej kohësh Rama e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese? Natyrisht që jo. Afera e teatrit është pika që e derdhi kupën. Pas kësaj grabitjeje plot shkëlqim, opozita parlamentare i ka dhënë fund misionit për të treguar se Rilindja është në ato zyra vetëm për të vjedhur. Në një vend normal ky do të kish qenë qëllimi final i një opozite. Këtu puna e saj do të kishte përfunduar. Pjesa tjetër do ti takonte njerzve që tashmë ishin ndërgjegjësuar për atë që po ndodh.  Por situata aktuale nuk është normale, sepse jemi përballë një qeverisjeje që e ka ndarë mendjen të thotë do i marrim ato miliona, qoftë me garë, qoftë pa garë. Dhe kjo sjellje, që nuk quhet thjeshtë korruptive (sepse korrupsioni ka kijdesin për tu bërë fshehtas), por i ngjan një grabitjeje pa maska, e pozicionon opozitën përpara një detyrimi tjetër: T'i vërë shkelmin këtij sistemi, ku po përdoret vetëm si fasadë. T'i braktisi të gjitha institucionet dhe ta bëjë lufën nga jashtë, për të mos shërbyer dot më as si alibi. Në një nga tubimet e fundit, ku dëshpërimisht po bëheshin përpjekjet e mbrame për shpëtimin e teatrit, intelektuali, shkrimtari dhe studiuesi Aurel Plasari bëri një diferencim të qartë mes asaj që ai e quajti “Opozita e paguar” dhe asaj që e etiketoi si “opozita pa pagesë”, ku bëjnë pjesë të gjithë atë që janë kundër kësaj qeverie, por nuk e bëjnë këtë gjë si obligim ndaj borderosë ku firmosin çdo fund muaji.   Tani pasi gjëma flagrante ndodhi, pasi vjedhja vezulluese u krye ditën për diell, opozitës së paguar i lind detyrimi të bëhet njësh me simotrën e saj. Të zbresi te njerzit. Të zhvishet nga pesha e mandateve dhe të njëhsohet me ta. Vetëm kjo është rruga për të dëshmuar se nuk ulëret kot lart e poshtë se “ne dhe Rama nuk jemi njësoj”. Vetëm kështu mund ta lërë kryeministrin “pa ndërmjetës” përballë shqiptarëve dhe të hapi rrugën për zgjidhje të ndryshme. Vjedhja brutale e Edit dhe Shkëlqimit i vuri kapakun gjithçkaje. Ajo e vendosi edhe opozitën përpara dilemës së pakthyeshme: a do të luftojë për t’i hapur sytë njerëzve, apo do të jetë thjeshtë një mjet për verbimin e tyre. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Arkitekti i Ramës dhe arkitekti i Hitlerit

Po “arkitektë oborri” nuk paska? Ashtu si ka pasur dhe ka “poetë oborri”, “piktorë oborri” etj.? Miqtë arkitektë nuk kanë përse ngrysen për këtë çështje të s...

16:33

Hipokrizia e Ramës në luftën me mediat

Edi Rama i është rikthyer disa herë të enjten në mbrëmje, në emisionin e ri “Open”, diskreditimit të rolit të medias si pushteti i katërt. Ai ka dëshmuar me këm...

16:54

Tri lexime të John Boltonit

Porosia për “korrigjimin e kufijve” të Kosovës nga Washingtoni erdhi nga njeriu, i cili ishte kundër pavarësisë së Kosovës. Por ka edhe më shumë se kaq... 1....

09:33

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI