Flash

(VIDEO) Shkatërrohet në Firence organizata shqitpare e trafikut të drogës

Lapsi.al 20 September 2018
(VIDEO) Shkatërrohet në Firence organizata shqitpare e trafikut

Karabinierët e Firences kanë mbyllur rrugën e një prej organizatave kryesore të trafikut të drogës nga Holanda në rajonin e Toskana-s, kryesisht në Firence.

Dhjetë urdhër-arreste janë firmosur nga gjykata për anëtarët e bandës, bëjnë me dije këtë të enjte mediat italiane. Mëngjesin e sotëm, janë ekzekutuar 7 prej tyre, dy më herët gjatë hetimeve të drejtuar nga prokuroria anti-mafia dhe me mbështetjen e INTERPOLI-it, ndërsa një ndodhet ende në kërkim.

Operacioni i koduar “Balanta”, solli edhe sekuestrimin e 15 kg kokainë në vrazhdën e hetimeve të nisura që në shkurt të vitit 2016. Asokohe u arrestuan dy shpërndarës droge. Hetimet vijuan me arrestimet e dy shqiptarëve: 30 dhe 31 vjeç, të cilët me bashkatdhetarë të tjerë drejtonin trafikun e drogës mes Holandës dhe Italisë. Pjesë e rëndësishme e grupit në shpërndarjen e drogës në Itali, ishte edhe një kosovar i quajtur “supermarketi i drogës”.

Hetimet bënë të mundur dokumentimin e ekzistencës së një grupi kriminal të aftë për të siguruar sasi të mëdha të drogave, që u rishitën kryesisht në zonën metropolitane të Firencës.

Giuseooe Creazzo, Prokuror i Firences, tha se përpos kokainës, grupi trafikonte edhe heroinë, marijuhanë dhe dogëra të tjera.

Goditja më e madhe që iu bë grupit ishte ajo në mars të vitit 2016, kur në komunën Campi Bisenzio në Forence, u sekuestruan 8 kg kokainë, shkruan Panorama.

https://www.youtube.com/watch?v=H2Crw0iBb0k

Arrestimet dhe Struktura

Në pranga gjatë aksionit policor ku u përfshinë më shumë se 100 efektivë policie u vu Demë Berisha, kosovari i quajtur “supermarketi i droigës”, për shkak të sasive të drogës që shpërndatë. 25-vjeçari u arrestua orët e para të kësaj të enjteje.

Më pas, efektivët arritën të vinin në pranga edhe furnizuesit: Florenc Ceni 31 vjeç dhe Ervin Nela 32 vjeç. Të dy, sipas hetuesve, kanë bërë udhëtime të shumta në Amsterdam e Rotterdam për tu furnizuar me sasi të konsiderueshme të kokainës, shkruan Panorama.

Kushërinjve iu bashkuan edhe Armando Nela 31 vjeç, kushëriri i Ervin Nelës, Eris Kaleci 33 vjeç, Klodjan Shele 42 vjeç, Besim Duli 42 vjeç dhe një 41-vjeçar shqiptar, që është ende në kërkim policor, me iniciale S. H.

Detyrat e grupit ishin të qarta: Florenc Ceni, Ervin Nela dhe S. H., mbanin raporte me furnitorët. Pritjen e korrierëve të drogës që vinte nga Holanda e bënte Amarildo Nela. Ruajtjen Besim Duli. Dhe personat që merrnin dërgesat ishin Eris Kaleci e Klodjan Shele, gjithmonë nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Florenc Cenit dhe Ervin Nelës.

Të këshilluara

Gjermania po na merr edhe berberët

Gjermania është kthyer në ëndrrën dhe mundësinë e çdo të riu shqiptar. Për të prekur ëndrrën gjermane jo domosdoshmërish duhet të jesh mjek ose infermier, pasi ...

20:49

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI