Europa League ka nisur nën shenjën e të mëdhave, por nuk kanë munguar rezultatet surprizë. Rekordmendët e Europa League Sevilla ka treguar qartë përse është e tillë, me goleadën e shënuar në debutim përballë Standrat Liezh. Nuk kanë gabuar edhe Besiktas, Lazio e Chelsea, edhe pse të mbushur me linjat e dyta.
Villareal cuditi me barazimin 2-2 ndaj Rangers në Grupin G. Grezda nuk luajti dhe e pa ndeshjen nga pankina, por skuadra e Steven Gerrard tregoi karakter. Në Grupin H, një tjetër shqiptar e pa ndeshjen nga pankina, vetëm se Thomas Starkosha ishte preferuar të kursehej nga tekniku Inzaghi, që i gëzohet suksesit 2-1.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/px/pXaX.mp4
Surprizë është humbja e Marseille në shtëpi nga Frankfurt, ndërsa në Grupin I vendi i parë sic duket do të diskutohet mes Besiktas dhe Gent, fitues në përballjet e para.
Andaluzianët e Sevilla kanë shkatërruar 5-1 Standard Liezh që ishte edhe kundërshtariu më i fortë i grupit. Spanjollët sic duket do kenë pak rezistencë në Grupin J, ndërsa Dinamo Kiev është befasuar nga Astana 2-2 në shtëpi. Dy herë në avantazh ukrainasit nuk kanë mundur dot të fitojnë të arritur në minutat shtesë nga Murtazayev.
Chelsea imponohet vetëm me një gol përballë PAOK në Selanik. Vendosi Ëillian për londinezët e teknikut Sarri, që mund ta kishin siguruar rezultatin në disa raste. Vendi i dytë në Grupin L për Blutë, që duhet të ruhen nga Bate Borisov, që me suksesin 0-2 ndaj Vidi bëhet një kundërshtar i rrezikshëm.
https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/pw/PWak.mp4
REZULTATET E NDESHJEVE
Europa League - Grupi G
Rapid Wien 2 - 0 Spartak Moscow
Villarreal 2 - 2 Rangers
Europa League - Grupi H
Lazio 2 - 1 Apollon Limassol
Marseille 1 - 2 Eintracht Frankfurt
Europa League - Grupi I
Besiktas 3 - 1 Sarpsborg 08
Genk 2 - 0 Malmoe FF
Europa League - Grupi J
Akhisarspor 0 - 1 FC Krasnodar
Sevilla 5 - 1 Standard Liege
Europa League - Grupi K
Dynamo Kyiv 2 - 2 FC Astana
Rennes 2 - 1 Jablonec
Europa League - Grupi L
PAOK Thessaloniki FC 0 - 1 Chelsea
Vidi FC 0 - 2 BATE Borisov