Flash

Studiuesja e njohur amerikane: Shembja e Teatrit, ngjarja më e madhe korruptive

Lapsi.al 20 September 2018
Studiuesja e njohur amerikane: Shembja e Teatrit, ngjarja më e madhe

Studiuesja e njohur amerikane mbi trashëgimitë kulturore, Dr. Lori Amy, foli sot me shqetësim për miratimin në parlament të ligjit, që parashikon rrëzimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtime të tjera në atë zonë.

“Kjo konferencë mbi korrupsionin në drejtësi dhe përfshirjen e qytetarëve kundër tij është jashtëzakonisht e rëndësishme - tha ajo duke shtuar: “Në të njëjtën kohë, tani në parlament po miratohet një ligj, që dihet mirë se bie ndesh dhe dhunon Kushtetutën. Ai ligj i heq këshillit bashkiak të drejtën të marrë vendime për qendrën e qytetit.

Natyra kriminale e këtij ligji është e tillë, që ne duhet ta ngremë sërish si çështje dhe ta kundërshtojmë. Duhet demaskuar kriminaliteti, që qëndron pas këtij ligji. Ne nuk kemi pse diskutojmë, nëse duhet një teatër i ri, sepse këtu nuk është çështja për një teatër të ri.

Çështja është ky partneritet jotransparent publik-privat, ku ne e dimë mirë se prapa tij fshihet korrupsioni. Pyetja ime në këtë dhomë është se çfarë duhet bërë për këtë? Ne po flasim këtu për masat anti-korrupsion, ndërkohë që në njëjtin çast po ndodh ngjarja më e madhe e korrupsionit në vend, ndaj duhet të merremi me të” - tha Dr. Lori Amy.

Të këshilluara

Gjermania po na merr edhe berberët

Gjermania është kthyer në ëndrrën dhe mundësinë e çdo të riu shqiptar. Për të prekur ëndrrën gjermane jo domosdoshmërish duhet të jesh mjek ose infermier, pasi ...

20:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI