Flash

Rama: Teatri ka marrë fund, në Tiranë ka vetëm 1 kullë e gjysmë

Lapsi.al 20 September 2018
Rama: Teatri ka marrë fund, në Tiranë ka vetëm 1 kullë

Kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur sot për t’i shkuar deri në fund idesë së tij për të shembur godinën e Teatrit Kombëtar. Në emisionin “Opinion” ai tha se nuk ka pasur asnjë tërheqje, por vetëm zbatimi i një rekomandimi nga Komisioni Europian.

“Ka pasur edhe një adresim i Komisioni Europian. Është marrë edhe një adresim i KE për faktin se nisma nuk bie ndesh me asnjë konventë evropiane, parim dhe asnjë kriter. Me sugjerimin që të futet edhe elementi i ofertës edhe për të tjerët edhe pse në rastin konkret fakti se ka pasur një nismë për një ligj të posaçëm me një kompani të veçantë nuk është asgjë e re në traditën evropiane. Sllovakia ka kaluar 150 ligje të posaçme për të garantuar investimin.

Ligj të posaçëm ka bërë edhe shumica e mëparshme. Ajo që e bënte ligjin e posaçëm e bënte të detyrueshme se ajo e bënte se ajo kishte pronë.

Ne do të ndërtojmë teatrin e ri kombëtar. Nuk ka asnjë lloj parametri për të qenë teatër. Unë kam dëgjuar shumë ...skena e kësaj godine është 8 metra e gjerë. është sa për një vatër kulture dhe jo më për një teatër.

Ka funksionuar nën logon e Teatrit Kombëtar por ka qenë jashtë standardit. Është një godinë ku kanë sakrifikuar jetën ata që kanë punuar atij. Është një godinë që i ka ardhur fundi. Kjo godinë nuk ka asnjë lloj virtyti nga ana e trashëgimisë.

Nuk ka as sens të qëndrojë më në këmbë. Në Londër kanë shembur Uemblin për të ndërtuar një të ri. Kemi një godinë të marrë fund.

Nostalgjia nuk është argument për ta mbajtur atë në qendër të kryeqytetit. Do të ketë një pjesë muzeale. Piramida? Ai që ishte para meje investoi miliona të bënte teatrin kombëtar te piramida dhe që rezultati një flluskë. Aty do të ruajmë atë mund të ruhet. Te Piramida do të ruajmë atë që mund të ruhet.

Kullat?

Në Tiranë ka vetëm 1 kullë e gjysmë. Është vetëm njëra që kam dhënë unë lejen dhe që ka mbaruar është Hotel Plaza ndërsa tjetra s’ka mbaruar akoma” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjermania po na merr edhe berberët

Gjermania është kthyer në ëndrrën dhe mundësinë e çdo të riu shqiptar. Për të prekur ëndrrën gjermane jo domosdoshmërish duhet të jesh mjek ose infermier, pasi ...

20:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI