Flash

Rama merr 500 milionë euro borxh, ligji miratohet me urgjencë në Kuvend

Lapsi.al 20 September 2018
Rama merr 500 milionë euro borxh, ligji miratohet me urgjencë në

Qeveria do të marrë deri 500 milionë euro borxh duke emetuar eurobond në tregjet financiare ndërkombëtare. Afati maturimit është 5- 10 vjet dhe sipas qeverisë vlerësohet si mënyra më e mirë për të plotësuar nevojat për financim për dy vitet në vijim dhe për të zëvendësuar borxhin e marrë po me eurobond në 2015.

Për t’i hapur rrugë këtij operacioni financiar parlamenti miratoi me procedurë të përshpejtuar një ligj i cili lejon Ministrin e Financave që në emër të shtetit shqiptar të riblejë një pjesë të eurobondit të mëparshëm prej 450 milionë eurosh të emetuar në 2015 dhe që maturohej në 2020.

Borxhi i ri do të përdoret edhe për të rinovuar eurobondin e mëparshëm. Komisioni i ekonomisë u mblodh me urgjencë gjatë kohë kur paralelisht po zhvillonte punimet dhe parlamenti. Interesi për eurobondin e fundit ishte 5,75% ndërsa për emetimin e ri qeveria është në pritje të ofertave dhe shpreson në interesa më të ulëta.

Kjo është hera e tretë që Shqipëria emeton eurobond, për të marrë borxh në tregjet kapitali. Kësaj radhë synohen zgjerimi i aksesit duke u futur edhe tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Eurobondi skedulohet si borxh i jashtëm, ndërkohë deri në 2020 Shqipëri parashikon që të ulë borxhin publik në 63.5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto nga 70 për qind që ishte në fund të vitit të kaluar./tch

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI