Flash

Rama i kthen përgjigje Bashës, nxjerr shkresën: Kërkoi privatizimin e Teatrit të Metropolit

Lapsi.al 20 September 2018
Rama i kthen përgjigje Bashës, nxjerr shkresën: Kërkoi

Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha të bëra nga Vlora ndaj qeverisë. Lidhur me kriminalitetin në Vlorë, Rama tha se mjafton të shohësh shifrat dhe situata nga dje që qeverise PD me sot është si nata me dita.

Por Rama ka nxjerrë edhe një shkresë surprizë nga foltorja. Ai tha se në kohën kur Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës, Florion Mima i kishte dërguar një shkresë ku kërkonte privatizimin e Teatrit të Metropolit për llogari të deputetit Astrit Veliaj.

Shumë shkurt dua të sjell në vëmendje një shembull kuptim plotë të asaj që është dyfytyrësia e përditshme e atyre që sot mungojnë këtu edhe pse teatrin e kishin lancuar si kalin e tyre të betejës. Mungojnë sepse kanë shkuar në Vlorë për të dëshmuar se si po digjet Vlora. Koha shumë shpejt do të na japë provën nëse Vlora po digjet apo nëse Vlora po ecën në rrugën e Rilindjes së saj të pakthyeshme. Mjafton të kemi durimin e të presim edhe muajt që na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme. Ndërkohë që për këdo ka ngenë të ndjekë shifrat dhe ta bazojë gjykimin në fakte, mjafton të shohë se si ishte situata e kriminalitetit në Vlorë vetëm 5 vite më parë me shifra dhe si është sot. Nata me ditën. Sigurisht që nuk është një ditë me diell ka ende shumë për të bërë por është ditë nuk është më natë. Ajo që më nxori këtu është një shkresë të cilën Florian Mima, ministër i Ekonomisë ia dërgon Lulzim Bashës kryetar i bashkisë e çfarë i kërkon. I kërkon privatizimin e Teatrit të Metropolit, në kllapa shënon Teatri i Estradës për llogari të deputetit Astrit Veliaj. I vetmi aset kombëtar në dispozicion të bashkisë së Tiranës i transformuar nga një kafene e degraduar në një teatër të metropolit para se Basha të shkonte në bashki çohet për privatizim jo për PPP as për të ndërtuar një teatër të ri të metropolit në këmbim të kontributit të zotit Veliaj dhe në funksion dhe të një përfitimi legjitim të zotit Veliaj pasi të investonte për teatrin e ri por për t’u privatizuar për pallat”, deklaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI