Flash

Lufta tregtare SHBA-Kinë, FMN parashikon goditje të ekonomisë globale

Lapsi.al 20 September 2018
Lufta tregtare SHBA-Kinë, FMN parashikon goditje të ekonomisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se lufta tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës, SHBA-së dhe Kinës do të godasë kompanitë dhe ekonominë globale në tërësi.

Huadhënësi global po vlerëson ende ndikimin e sanksioneve tregtare, por kostot ekonomike "do të shtohen shpejt", u tha gazetarëve të enjten zëdhënësi i FMN, Gerry Rice.

Rice tha se "në varësi të specifikave dhe mënyrës se si ata luajnë, imponimi i tarifave mund të shkaktojë një kosto të konsiderueshme ekonomike". 

Kina shtoi 60 miliardë dollarë amerikanë në listën e saj të tarifave të importit të martën si hakmarrje ndaj detyrimeve amerikane prej 200 miliardë dollarësh ndaj mallrave kineze, të cilat hyjnë në fuqi më 24 shtator.

BBC: Ashpërsohet lufta tregtare SHBA-Kinë 

Pekini ka paraqitur gjithashtu një ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër tarifave të reja prej 200 miliardë dollarësh ndaj mallrave të saj të njoftuara nga Shtëpia e Bardhë.

Më parë, Presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi Kinën me tarifa të mëtejshme në rreth 267 miliardë dollarë importe nëse Pekini hakmerret kundër masës së fundit, gjë që Pekini e bëri.

Në korrik, FMN paralajmëroi Trump se një luftë tregtare mund t'i kushtojë ekonomisë globale 430 miliardë dollarë, meqë Amerika është "veçanërisht e ndjeshme". 

Administrata e Trump tha se tarifat ishin të nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe pronën intelektuale të bizneseve amerikane, dhe për të ndihmuar në reduktimin e deficitit tregtar të SHBA me Kinën. Pekini ka thënë në mënyrë të përsëritur se është kundër çdo lufte tregtare, por do të hakmerret për të mbrojtur ekonominë e saj.

Në vitin 2017, SHBA-ja shënoi një deficit të mallrave prej 376 miliardë dollarësh me Kinën. Shumë mallra të importuara janë nga kompanitë amerikane, të cilët dërgojnë materiale të papërpunuara në Kinë për shkak të kostos së lirë të krahut të punës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI