Flash

Kryemadhi: Në Vlorë u gjet dje një trup pa kokë, por policia e fshehu

Lapsi.al 20 September 2018
Kryemadhi: Në Vlorë u gjet dje një trup pa kokë, por policia

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi akuzoi policinë se ka mbajtur të fshehtë një ngjarje të rëndë në Vlorë. Ajo tha se në fshatin u gjet një person me kokë të prerë.

“Dje në Llakatund të Vlorës u gjet një person me kokë të prerë dhe nuk ka asnjë njoftim. Por ngjarja u fsheh”, - tha Kryemadhi në “Open” në Top Channel.

Ajo shtoi se është survejuar nga organet ligjzbatuese, ndërsa u ndal edhe tek çështja e sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në Durrës. Kryemadhi tha se ndaj Ballës ka prova që e implikojnë me paratë e sekuestruara, pasi ka përgjime.

“Përgjimet nxjerrin Taulant Ballën. Ai është pjesë e Toyota Yaris. Kemi përgjime për Taulant Ballën, i ka prokuroria. Kush është personi që ka folur në telefon me shoferin e Toyota Yaris? Unë do pres ça do bëjë Marku.” - tha ajo.

Të këshilluara

Gjermania po na merr edhe berberët

Gjermania është kthyer në ëndrrën dhe mundësinë e çdo të riu shqiptar. Për të prekur ëndrrën gjermane jo domosdoshmërish duhet të jesh mjek ose infermier, pasi ...

20:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI